Edhe pse drejtoi Policinë e Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022, ish drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano do të paguhet për 60 muaj, sikur ta kishte mbyllur mandatin e tij 5-vjeçar. Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë e Nanos, ndërsa ka refuzuar kërkesën tjetër të tij, sistemimin në strukturat e tjera të policë. Megjithatë vendimi është ankimuar nga autoritetet shtetërore të paditura, Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe pritet një tjetër betejë në Administrativen e Apelit.
Në vendimin e arsyetuar, shkalla e parë thotë se pretendimi se është shkarkuar për performancë të ulët nuk qëndron pasi është vërtetuar më pas se ajo ka qenë mbi mesataren vjetore.
Administrativja thotë se qeveria ka diskrecion të pakufizuar në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por këtë diskrecion nuk e ka për shkarkimin, pasi ligji e thotë qartë se shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mund të bëhet vetëm në dy raste: kur dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale ose nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.
Për këtë arsye Administrativja vendos që ta konsiderojë të paligjshëm shkarkimin dhe t’i japë Nanos të drejtën e marrjes së pagave për të pesta vitet, sa është mandati i tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për 5 vjet të tjera.” Si rrjedhim palët e paditura detyrohen t’i paguajnë paditësit Gledis Nano pagën bruto që do të kishte përfituar deri në përfundim të mandatit 5 (pesë vjeçar)”, vendos gjykata e cila Afërdita Caco, e cila gjithashtu ka pranuar edhe kërkesën e Nanos për ekzekutim të menjëhershëm të përkohshëm të vendimit, pa pritur se ccfarë do të thotë Apeli. Tani Nano do të marrë paratë, ndërsa i kthen ato nëse humb në shkallën e dytë.
Sa i përket kërkesës për sistemimin e tij në strukturat e Policisë së shtetit apo funksione të tjera, gjykata e gjen të pabazuar në ligj dhe në prova.
“Gjykata administrative çmon se garantohet rikthimi në detyrë i punonjësve të policisë së shtetit me përjashtim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nga kjo mbrojtje ligjore përjashtohet rikthimi në detyrë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për shkak se është vetë ligjvënësi që e ka kufizuar këtë të drejtë. Konkretisht në nenin 15/4 të Ligjit me Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, titulluar “Lirimi dhe shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit” ku ndër të tjera sanksionohet se: “… 4. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe sigurisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Si rrjedhim, vetë ligjvënësi e ka ndaluar rikthimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në strukturat e policisë së shtetit pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyre, dispozitë kjo e zbatueshme edhe në rastet kur akti adminis- trative i shkarkimit nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mund të konstatohet si i paligjshëm nga gjykata dhe të shfuqizohet. Gjykata çmon se në këtë rast paditësit i lind vetëm e drejta e dëmshpërblimit në formën e pagave qe do të kishte marrë deri në përfundim të afatit të emërimit (kontratës së shërbimit publik), e cila është ndërprerë në mënyrë të paligjshme nga pala e padi- tur, por nuk gëzon të drejtën e rikthimit as në strukturat e policisë së shtetit dhe as në funksione të tjera. Parashikimi ligjor se në interes të shërbimit të rendit dhe sig- urisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike, mban lidhësen mund, që do të thotë që palët e paditura gëzojnë një diskrecion të gjerë dhe marzh të gjerë vlerësimi nëse një Ish Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, (si në rastin e shkarkimit, lirimit apo përfundimit të afatit të emërimit) mund t’i ofrojnë një funksion këshillimor në interes të shërbimit të rendit dhe sig- urisë publike, por kurrësesi s’mund të detyrohen palët e paditura ta sistemojnë në funksione të tjera këshillimore paditësin. Si rrjedhim padia për këtë pjesë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova”, thuhet në pikat 60 dhe 61 të vendimit të Gjykatës.
Gledis Nano u shkarkuar më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në vend të tij, u emërua Muhamet Rrumbullaku. Vetë Kryeministri Rama e argumentoi vendimin me zhvillime të papëlqyeshme në policinë e shtetit. Rama tha se Nano i ka thënë se do ta japë dorëheqjen, por që rezultoi që nuk e dha më pas, duke bërë që qeveria ta shkarkojë. Ish drejtori Nano është një nga drejtuesit më afatshkurtër në detyrë.
gijotina.com/
Discussion about this post