GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligjvënësit republikanë publikojnë raportin, kërkohet shkarkimi i presidentit Biden

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjvënësit republikanë publikojnë raportin, kërkohet shkarkimi i presidentit Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa Presidenti Joe Biden do të mbante fjalimin kryesor për Kuvendin Kombëtar Demokrat të hënën në mbrëmje, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve publikuan një raport duke e akuzuar atë për shkelje dhe duke kërkuar që ai të hiqet nga detyra.

Raporti i përbashkët me 291 faqe i tre komisioneve, për mbikëqyrjen, gjyqësorin dhe zbatimin e rregullave, përsërit kryesisht akuzat e ngritura në raportet e mëparshme dhe seancat dëgjimore të këtyre komisioneve: se zoti Biden, si president dhe nënpresident, bëri abuzime me pushtetin dhe pengoi përpjekjet e Kongresit për t’i hetuar këto abuzime.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, kryetari i Komisionit për Gjyqësorin, Jim Jordan, që së bashku me Kryetarin e Komisionit të Mbikëqyrjes, James Comer kanë drejtuar publikisht hetimin me qëllim shkarkimin e presidentit, konfirmoi se koha e publikimit të raportit nuk ishte një rastësi.

“Ndërsa demokratët lëvdojnë Joe Bidenin dhe kurorëzojnë Kamala Harrisin si trashëgimtaren e tij të dukshme këtë javë, amerikanët duhet të kujtojnë realitetin e administratës Biden-Harris: krimin, kaosin dhe korrupsionin”, u shpreh ligjvënësi Jordan në një deklaratë.

Sharon Yang, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë për Mbikëqyrjen dhe Hetimet, duke iu përgjigjur një kërkese të Zërit të Amerikës për koment, tha në një email: “Pas shpërdorimit të gati dy viteve dhe miliona dollarëve të taksapaguesve, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve më në fund kanë hequr dorë nga ndjekja e diçkaje që nuk ekziston”.

“Populli amerikan meriton më shumë nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ndoshta më në fund do t’i bashkohen tani Presidentit Biden për t’u përqëndruar tek çështjet reale për të cilat familjet amerikane interesohen vërtet”, tha ajo.

Ekspertët për proceset hetimore me qëllim shkarkimin, e përshkruan çështjen e përpiluar nga tre komisionet si të pabazuar mirë dhe se i mungojnë provat për llojet e shkeljeve të dëmshme që kanë nxitur hetime të tilla në të kaluarën.

Ligjvënësit republikanë kanë hetuar rreth marrëveshjeve financiare të Presidentit Biden dhe anëtarëve të familjes së tij prej vitesh, duke e akuzuar për “abuzim me pushtetin”. Raporti akuzon gjithashtu se rezistenca e Presidentit Biden ndaj disa prej kërkesave të hetuesve është pengim i drejtësisë.

Nuk është e qartë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit republikanë për të miratuar ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit Biden. Republikanët kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe sipas disa njoftimeve në media rreth dymbëdhjetë ligjvënës republikanë ngurojnë të votojnë në favor të ngritjes së akuzave për shkarkimin e tij./VOA

Etiketa: Bidenrepublikaneshkarkim

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Nuk e lanë të shikonte djalin në spital, gruaja godet rojën dhe kafshon policin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com