GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurum përgënjeshtron qeverinë: Mbetjet e rrezikshme toksike nuk janë tonat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurum përgënjeshtron qeverinë: Mbetjet e rrezikshme toksike nuk janë tonat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Kurum International ka hedhur poshtë deklarimet e Ministrisë së Mjedisit se mbetjet toksike që janë në anijen që pio kthehet në Shqipëri janë të saj.

“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.

Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare. Në këtë port të Bashkimit Evropian njësitë kontejnerike nuk kanë qënë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar (Maersk), me destinacion Azinë Juglindore”, deklaroi një ditë më parë Ministria e Turizimit.

Por, Kurum deklaron se këto mbetje nuk janë të tyre dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Deklarata e Kurum International:

Kurum International, ne lidhje me lajmet e publikuara në mediat shqiptare mbi sasinë e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara me destinacion Tajlandën, dhe aludimet mbi deklaratat e palëve të treta për shoqërinë tonë si eksportues të këtyre sasive të mbetjeve deklaron si më poshtë:

Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton te gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombetare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë.

Shoqëria, raporton dhe plotëson te gjitha kërkesat ligjore, për raportim periodik, 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor, për menaxhimin e mbetjeve industriale qe gjenerohen nga procesi teknologjik, dhe sipas rastit ka lidhur kontrata e marrëveshje me shoqëri shqiptare apo te huaja, te licencuara sipas ligjeve ne fuqi, për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Te gjitha raportet janë dorëzuar brenda afateve ligjore ne Agjencinë Kombëtare te Mjedisit dhe Agjencinë Rajonale te Mjedisit.

Nga ana e organeve përkatëse, jemi kontrolluar dhe vijojmë te kontrollohemi e monitorohemi vazhdimisht dhe periodikisht sipas kërkesave ligjore.

Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Etiketa: Kryesore1KURUMmbetje

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

Protesta kombëtare hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

08:36 - 11/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Zjarr në qendër të Durrësit, objekti në konflikt gjyqësor me kishën katolike
Aktualitet

Zjarr në qendër të Durrësit, objekti në konflikt gjyqësor me kishën katolike

20:01 - 10/07/26
Para
Automjeti përfundon në ujërat e lumit Shkumbin, shpëton drejtuesi

Automjeti përfundon në ujërat e lumit Shkumbin, shpëton drejtuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26

Pas një takimi maratonë që zgjati më shumë se dy orë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

Protesta kombëtare hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

08:36 - 11/07/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: 1 mijë raketa janë gati nëse më prekni, do t’ju asgjesojmë plotësisht

08:20 - 11/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Korrik 2026

07:30 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com