GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç i qahet Rusisë për Kosovën: Po hapin urën e Ibrit me dhunë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhër-arresti ndaj Putinit, Vuçiç i shqetësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia i kërkon ndihmë Rusisë për Kosovën, veçanërisht në lidhje me hapjen e urës së Ibrit. Presidenti Aleksandër Vuçiç takoi në Beograd ambasadorin e Moskës, Aleksandër Boçan Kharçenko.

Ai njofton përmes Instagramit se pati një bisedë të hapur dhe sinqertë me diplomatin e Putinit për tema me interes për Serbinë dhe Rusinë, si dhe qëndrimet e Beogradit në lidhje me trendet aktuale gjeopolitike globale.

“Temë e veçantë e diskutimit ishte situata në Kosovë. Shpreha shqetësimin e thellë për pasojat e mundshme të hapjes me forcë të urës në Ibër, si dhe për aktivitetet e tjera të planifikuara të regjimit të Prishtinës, të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë. Përsërita mirënjohjen time për Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, si garancia e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç.

Për çështjen e urës së Ibrit ka folur edhe ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriç. Për mediat në Beograd tha se me hapjen e saj, Kosova po bën përpjekje kundër dialogut dhe fuqive të mëdha duke larguar atë që e konsideroi “një mburojë simbolike dhe reale të sigurisë dhe mbrojtjes së serbëve”.

Ai shtoi se Serbia pret që KFOR-I dhe vendet e QUINT-it të ngrihen për mbrojtjen e popullit serb. Ndërkohë, janë konfirmuar datat e vizitës së presidentit të Francës në Beograd.

Emmanuel Macron qëndron në Serbi më 29 dhe 30 gusht, ndërsa arsyeja e vizitës nuk është bërë e ditur. Vuçiç pret lajme nga Macron për avionët e luftës Rafal, ndërsa siç bën zakonisht do të ankohet për atë që e konsideron “kërcënim të jetës së serbëve në Kosovë”.

Etiketa: Aleksnadar VuçiçKosoveSerbiVucic

Lajme të lidhura

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Para
“Pësoi arrest kardiak”, Policia identifikon 61-vjeçarin që u gjet i pajetë tek “Ali Demi”

Sherr për një gërvishtje makine në Tiranë, 1 i plagosur/ Gjendet një pistoletë në vendngjarje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës
Aktualitet

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

18:22 - 24/10/26

Një gazetar i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters është qëlluar me plumb gome gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë....

Lexo më shumë
Qëllohet me plumba gome profesori Lush Susaj

Qëllohet me plumba gome profesori Lush Susaj

18:11 - 24/10/26
Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com