GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Demiri i Postës, qejfli kamerash: Tenderin e blerjes 480 MLN lekë ia jep pa garë firmës që bën mirëmbajtjen

19:15 - 23/08/24
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Demiri i Postës, qejfli kamerash: Tenderin e blerjes 480 MLN lekë ia jep pa garë firmës që bën mirëmbajtjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardit Demiri ka zbuluar “minierën e arit” në Postën Shqiptare. Drejtori qysh kur u emërua në viti 2022 nuk resht së firmosuri tendera me procedura të korruptuara. Kjo “minierë” së fundmi do të ruhet me kamera të teknologjisë së fundit, që ndoshta nuk i ka as selia e Pentagonit. Dhe megjithëse kamerat e sigurisë janë një biznes i madh tek Posta, për to kujdeset t’i blejë dhe t’i mirëmbajë vetëm një dorë e besuar nga administratori Demiri.

 

Tenderi me “Flamur të kuq”

E fundit fare! Më 18 korrik 2024, Demiri ka firmosur kontratën e blerjes 40 981 000,00 lekë “Pajisje Sigurie (Sisteme Alarmi, Sisteme Vezhgimi DVR AUTO, Sisteme Vezhgimi DVR/NVR 4 kamera, Sisteme Vezhgimi DVR/NVR 8 kamera, Sisteme Vëzhgimi DVR/NVR 16 kamera, Pajisje GPS).

Tenderi mbi kufirin lartë monetar është me procedurë të hapur, por vetëm për atë kompani që favorizon Demiri. Konkretisht tenderi u hap më 2 maj 2024, ndërsa data e fundit e dorëzimit të aplikimeve ishte 3 qershor 2024

Tenderi është komplet fiktiv, sepse ka marrë pjesë kompania përfituese e shoqëruar nga një firmë që nuk ka dorëzuar ofertë. Kështu firma “I.S.S (Integrated Smart Solutions)” SH.P.K, që është e preferuara e Demirit përfitoi kontratën, ndërsa kompania e tjetër  “GE-D” SH.P.K u skualifikua se nuk bëri ofertë.

Më 2 korrik 2024, komisioni i Demirit ka shpallur kompaninë fituese e cila, nëse do të shtojmë TVSH-në, përftoi 48537000 lekë për këtë furnizim.

 

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit. Kontrata u firmos nga vetë Ardit Demiri më 18 korrik 2024, pa vrasje ndërgjegje. Ligji mbi prokurimet i ka dhënë opsionin e anulimit të tenderit dhe ky është një nga ato raste që parashikohen. Ndërsa drejtori nuk shqetësohet që të kursejë fondin, por në mungesë konkurrence ka nxituar të firmosë blerjen e kamerave dhe GPS-ave.

Duke parë se çfarë malli cilësor ka blerë, na del se Demiri duhet të jetë qefli kamerash, sepse i ka blerë sisteme të tilla që të transmetojnë direkt me wireless edhe në telefonin celular. Tashmë Demiri do ta ketë situatën në pëllëmbë të dorës.

I njëjti person që blen kamerat, kryen edhe mirëmbajtjen

E keni kuptuar tashmë se tenderat e Ardit Demirit bëhen sa për të qenë në rregull me “letrat”. Por ky rast e ilustron këtë që denoncojmë. Na rezulton se i njëjti njeri që i blen kamerat bën edhe mirëmbajtjen e tyre në Postën Shqiptare.

Administratori i kompanisë I.S.S (Integrated Smart Solutions)” SH.P.K  është Roland Bejko dhe pronar është dikush tjetër. Ky administrator që xhiroi afro 500 milionë lekë për blerje kamerash, është njëkohësisht pjesë e biznesit që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e tyre, përmes dy tenderave gjatë vitit 2024.

Le t’i marrim me radhë. Tenderi me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të integruara të sigurisë (sisteme CCTV, alarmi, GPS/GPRS, sisteme vëzhgimi auto) dhe platformës së monitorimit të Posta Shqiptare sh.a” është zhvilluar në 30 nëntor 2023 dhe kontrata është lidhur më 3 janar 2024.  Ishin në lojë 35 329 000,00 lekë, që bashkë me TVSH shkojnë në 420 milionë lekë për mirëmbajten e kamerave për afatin 1 vit.

Edhe ky tender ka marrë “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit. Demiri e nënshkroi kontratën me kompaninë ELEKTROSEK e cila ka qenë 100%  pronë e Roland Bejkos, por më vonë ia ka kaluar dikujt tjetër pronësinë.

Kjo kompani e merr gjithmonë tenderin e mirëmbajtjes, në sajë të favorizimit që i bën Demiri. Për ELETROSEK, drejtori e bën gjithmonë prokurimin me një kompani pjesëmarrëse. Në dhjetor 2022, po ashtu Demiri i dha firmës që themeloi Bejko tenderin  “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të integruara të sigurisë (sisteme CCTV, alarmi, GPS/GPRS, sisteme vëzhgimi auto) dhe platformës së monitorimit të Posta Shqiptare sh.a”. Kontrata me vlerë  47519520 lekë u firmos në 3 shkurt 2023.

Sërish tenderit i është akorduar nga Open Data Albania një “Flamur i kuq”.

Ndërsa, gjatë vitit 2022, mirëmbajtjen e kamerave e ka kryer direkt kompania që u shfaq të bëjë furnizimin këtë vit me këto pajisje.

Është fjala për tenderin me objekt  “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të integruara të sigurisë (sisteme CCTV, alarmi, GPS/GPRS, sisteme vëzhgimi auto) dhe platformës së monitorimit të Posta Shqiptare sh.a”, me fond limit 35 911 700,00 lekë.

Edhe ky tender, sipas parametrave të Open Data Albania, mban “Flamur të kuq”. Përftuesja e kontratës ishte “I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS)” sh.p.k. Vërtetë zgjedhje e zgjuar nga ana e Ardit Demirit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ardit DemirikameraPosta Shqiptaretender

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt
Breaking Views

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Para
Dokumentet/ “Kurum” eksportoi 100 kontejnerët me hirin e oxhaqeve të Metalurgjisë për në Tajlandë

Dokumentet/ “Kurum” eksportoi 100 kontejnerët me hirin e oxhaqeve të Metalurgjisë për në Tajlandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja

12:42 - 23/04/26

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e...

Lexo më shumë
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

12:24 - 23/04/26
Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së

12:04 - 23/04/26
“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

11:47 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com