GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do t’i ekstradojë Britania vrasësit e Ardian Nikulajt? Nesër vendimi i gjykatës

16:13 - 26/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
A do t’i ekstradojë Britania vrasësit e Ardian Nikulajt? Nesër vendimi i gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ata do të jenë përsëri bashkë paraditen e të martës në kafazin e qelqtë të gjykatës së Londrës. Njësoj siç erdhën në Shëngjin në prill 2023, për të mbajtur në vëzhgim e më pas ekzekutuar më 19 prill 2023 biznesmenin Ardian Nikulaj.

Ora 10:00 e të martës do të gjejë përpara gjykatësit Daniel Sternberg, Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Pas më shumë se një viti nga arrestimi dhe një procesi gjyqësor maratonë, ata do mësojnë nëse do të ekstradohen apo jo në Shqipëri.
Drejtësia shqiptare e kërkon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia si njeriun, i cili mbërriti shkurtin e 2023 me sebepin e fejesës por në fakt vuri në veprim planin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Ndërsa për Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simposon dhe Harriet Bridgeman, Prokuroria e Lezhës thotë se ka prova filmike dhe shkencore të pakundërshtueshme se ata u përfshinë në survejimin e viktimës.

Informacionet e tyre për lëvizjen e Ardian Nikulajt në ambientet e restorantit Coral ishin vendimtare në realizimin e ekzekutimit të tij makabër me 6 plumba të qitura nga arma tip TT e Ruben Saraivës, i rekrutuar në Angli për të ndërmarrë vrasjen.

Menjëherë pas krimit, Saraiva është filmuar mbrëmjen e 19 prillit duke u larguar nga pika kufitare e Kapshticës në drejtim të Greqisë. Nga shteti fqinj ai u largua për në Marok, nga ku u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023.

Edmond Haxhia bashkë me Thomas MITHAN, Steven HUNT, Harry SIMPSON dhe Harriet BRIDGEMAN do të arrestoheshin në Angli në maj 2023 pas urdhër arresteve ndërkombëtare lëshuar nga gjykata e Lezhës.

Drejtësia shqiptare pret që vendimi të jetë në favor të ekstradimit pas një letër garancie nga kryeprokurori Lezhës Erion Shehaj dhe me firmë të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Letër garancia thekson se “Lidhur me garancinë pika 4 me të cilën kërkohet garanci për Edmond Haxhinë se nuk do të akuzohet për veprën penale të parashkruar nga neni 78/A, prokurorët e çështjes shprehen se me qëllim realizimin e procesit të ekstradimit dhe parashtrimin e çështjes përpara Gjykatës Britanike edhe në përputhje me legjislacionin Britanik, japim garanci/ pëlqim, se nëse do të vendoset ekstradimi i tij, akuza që do të formulohet apo ngrihet ndaj tij, do të jetë e ndryshme nga “vrasje për gjakmarrje”.

Në kodin penal sanksionohet se “vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”. Shefi i akuzës së Lezhës i jep edhe një tjetër garanci gjykatës së ekstradimeve në Londër.

“Akuza nëse ndaj tij do të ushtrohet ndjekje penale do të jetë për një vepër penale ndryshe dhe që sipas legjislacionit shqiptar mundëson lirimin përpara kohe me kusht”.

Kjo letër garanci është e vlefshme edhe për katër britanikët e kërkuar të ekstradohen. Sakaq, pala mbrojtëse shpreson ta fitojë betejën e bllokimit të ekstradimit me argumentin se në të shkuarën në një rast shteti shqiptar nuk ka respektuar garancinë për një vrasës së dyfishtë ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Në ndihmë të mbrojtjes, për të frenuar ekstradimin si ekspert erdhi edhe ish gjyqtari shqiptarë në Strasburg Ledi Bianku, i cili deklaroi se përveç rastit të Artan Mucës ai nuk kishte dijeni të mos realizimit të garancive të dhëna prej shtetit shqiptarë në procese të ngjashme ekstradimi nga Britania e Madhe të të kërkuarve shqiptarë.

Etiketa: Ardina NikulajekstradimKryesore1

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Para
Një serb për stolin e Partizanit, zyrtarizohet trajnerin e ri

Një serb për stolin e Partizanit, zyrtarizohet trajnerin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com