GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta flet për arritjet në politikë: PS m’u lut me 700 manovra të kandidoja në 1992

14:47 - 27/08/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta flet për arritjet në politikë: PS m’u lut me 700 manovra të kandidoja në 1992
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë më ndjekësit lajmin se një podcast i ri do të nisë nga kjo parti.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se ky podcast do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në siparin e “Podcasti i Lirisë”, një eksperiencë e re për mua por edhe një mjet i ri komunikimi, që starton sot nga kampingu veror i të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë. Ju ftoj të gjithëve na ndiqni në ora 13:40 në edicionin tonë të parë!”, shkruan Meta teksa poston videon me poshte:

Ai ka folur për jetën e tij politike, duke dhënë edhe një mesazh për të rinjtë. “Brezi duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm”, shprehet ai.

Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992. Sipas tij, PS, e cila sapo kishte dalë nga petku i Partisë së Punës i ishte lutur që të kandidonte për deputet në Skrapar.

Meta tha se ëndrra e tij ishte që të bëhej pedagog, por situata e bëri që të merrej me politikë.

“Problemi im është se unë e kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar, pa dyshim që nuk ke çfarë jep më.

Unë e dua shprehjen gjermane që kush pushon ndryshket.

Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem.

Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendit njëherë e përgjithmonë.

Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.

Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lut me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar. Kjo është një arritje ime.

Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale.

Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

Etiketa: Kryesore1metaPolitike

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Portugalia fiton me përmbysje, shënon golin e avantazhit në shtesë

Ronaldo flet për të ardhmen e tij: Në këtë klub do ta mbyll karrierën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com