GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pistat mbi vrasjen e Elis Rroshkodolit: Nga pazaret e drogës tek konfliktet e vjetra! Çfarë thonë dëshmitarët

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pistat mbi vrasjen e Elis Rroshkodolit: Nga pazaret e drogës tek konfliktet e vjetra! Çfarë thonë dëshmitarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfshirja në shumë konflikte edhe në kohët e fundit por edhe më përpara ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli, e ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Nga detajet e reja në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi rreth orës 12:30 të 30 gushtit, policia e ka ende të paqartë se cila mund të jetë pista më e mundshme. Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive.

Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç deri kur u qëllua në atë vrasje mafioze një ditë më parë. Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.

Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.

Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima. Policia ka dyshime se ekzekutorët e kësaj vrasje mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.

Elis Rroshkodoli mësohet se nga 18 plumbat e pistoletës, 14 i ka në trup gjë e cila bëri që ai të humb jetën në mënyrë të menjëhershme.  36 vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes. Policia dyshon se një automjet tip benz ngjyrë grih ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli” dhe 36 vjeçari është qëlluar teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore. Automjeti i dyshuar që ende nuk është gjetur ka marrë rrugën në të majtë në drejtim të hyrjes së Shkodrës duke humbur gjurmë më pas.

Në lokal në momentin e vrasjes ndodheshin katër persona, viktima, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë. Njëri prej dëshmitarëve ka qenë shumë afër 36 vjeçarit por ia deklaruar se nuk ka qenë me të në tavolinë dhe se viktima po pinte kafe i vetëm. Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë.

Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat. Dëshmitarët kanë treguar vetëm se kanë parë një automjet dhe asgjë tjetër lidhur me vrasësit.

Ndërkohë Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7 vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje në Shkodër.

gijotina.com/

Etiketa: AtentatiElis RroshkodoliKryesore1

Lajme të lidhura

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?
Breaking Views

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar
Breaking Views

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
Para
Vodhi një automjet në një garazh në Tiranë, zbulohet “specialisti” 21-vjeçar

Vodhi një automjet në një garazh në Tiranë, zbulohet "specialisti" 21-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26

Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i...

Lexo më shumë
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

21:26 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com