Nis punimet sesioni i shtatë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali përshëndet deputetët
“Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar.
Sot në rend të ditës kemi hapjen e punimeve të
Në këtë ditë të hapjes, President i republikës, ka dërguar një mesazh që është bërë public dhe u është vënë në dispozicion deputetëve. E falënderojmë presidentin për mesazhin dhe e garantojmë se Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që i detyron Kushtetuta”, tha Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalimin përshëndetës në çeljen sesionit të ri parlamentar, i është drejtuar opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.
Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në ballafaqimin mes opozitës dhe mazhorancës do kishte sjellë një vlerë tjetër, por theksoi se nuk beson që do të ndodhë dhe shtoi se do të bëhen dëshmitarë të mendësisë së vjetër.
“Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë. Por rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.
Besoj fortë se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur në ndryshimin e asaj të marrëdhënies, marrëveshjes dhe kompromisit, do të kishte sjelle një vlerë krejt tjetër.
Shumë më mirë, vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. Optimizmi i sesionit të ri, do të më detyronte të thosha po do të ndodhë, por në të vërtet nuk do të ndryshojë.
Rishtazi do bëhemi dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër”, tha Spiropali.
Spiropali ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike”.
gijotina.com/
Discussion about this post