GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Plas paraja e fasadave, Oltion Çaçi jep 100 MLN lekë Astrit Gjikondajt për lyerjen e një godine 1 katëshe

13:59 - 04/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Plas paraja e fasadave, Oltion Çaçi jep 100 MLN lekë Astrit Gjikondajt për lyerjen e një godine 1 katëshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Caçi, e ka nisur shtatorin me harxhime, lyerje fasadash, asfaltime. Në këto përgatitje për zgjedhjet, kryetari nuk heq dorë nga tenderat shpërblyes për biznesmenët e favorizuar prej tij. Kemi parë shpenzime marramendëse gjithkund, por jo të derdhen rreth 100 milionë lekë për të lyer dhe sistemuar një godinë 1 katshe. Kjo po ndodh në Sarandë.

Më datë 2 shtator 2024, kryetari Çaçi ka bërë publike kontratën e tenderit me objekt ‘Qendra rinore Sarandë’. Sipas dokumenteve për planin konstruktiv, me këtë tender do të bëhet rikonstruktimi i Qendrës Rinore, një godinë njëkatëshe në qytetin e Sarandës.

Vetë në dokumentet e relacionit shoqërues se kësaj godine i janë bërë shpesh herë ndërhyrje dhe tani ndodhet në gjendje të mirë, pra nuk ka nevojë për rikonstruktime. Ka energji dhe sistem ujësjellësi.

Çka tregohet me tutje. permës këtij tenderi do të bëhet vetëm ri-lyerja e godinës dhe rimobilimi. Por, 100 milionë lekë sa është vendosur fondi limit për këtë projekt, tregon qartë se është fryrë fondi limit.

Projekti i parashikuar për këtë objekt, lidhet me fasadën e tij, ku është bërë riveshje, ndërsa pjesa tjetër e volumit nuk do të preket (që nuk është në funksion të qendrës rinore). Hyrja e objektit është menduar t’i nënshtrohet ndërhyrjes, duke krijuar një portë të re. Në pjesën e brendshme do të ketë zëvendësim të vetratave të aluminit, është parashikuar gjithashtu ndërtimi i tavaneve të varur prej gipsi dhe riparim i sistemin elektrik dhe hidroteknik; lyerje dhe patinim i brendshëm. E gjithë kjo punë do të kryhet për 40 ditë.

Kështu, më datë 9 gusht 2024, komisioni i bashkisë nën drejtimin e nënkryetarit Florjan Sali, i autorizuar nga Çaçi, ka hapur procedurën e prokurimit dhe pas 10 ditësh u kontrolluan ofertat. Më datë 20 gusht 2024 është mbajtur tenderi, që nuk ka e ka lodhur për stafin, pasi nuk u zhvillua një garë e rregullt.

Në fakt, në këto 10 ditë u dorëzuan 3 oferta për projektin, por dy prej tyre janë skualifikuar që në fazën e parë.

Të dyja ofertat e përjashtuara ishin më të lirat me vlerë  81 milionë lekë dhe 86 milionë lekë, çka i bënte prioritete për t’u marrë në konsideratë.

Por, Çaçi e kishte paracaktuar se kujt do t’ia dhuronte kontratën, pavarësisht se firma e favorizuar, kishte ofertën më të shtrenjtë.

Pra, ky 100 milionë lekësh, pa llogaritur TVSH që do ta çojë kontratën deri në 20% më shumë të kësaj vlere, i xhirohet kompanisë me propozimin më të shtrenjtë “ASI-2A CO” SHPK.

Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të kuq” tenderin e bashkisë Sarandë, pra me shenjën e riskut të korrupsionit.

Një gjë e tillë nuk është e papritur, nëse shohim CV e aktivitetit të kësaj firme.

Kompania e shpallur fituese, “ASI-2A CO” shpk  ka pronarë Astrit dhe Andrea Gjikondajn, të favorizuar shpesh në tendera të parregullt. Madje ka edhe raste që janë bërë publike mashtrimet e tyre nga institucionet monitoruese dhe nga mediat.

Sipas raportit të KLSH tԯ publikuar në fund të vitit 2023, mbi auditimin e bashkisë Himarë, ish-kryetari Jorgo Goro u ka dhënë në mënyrë të paligjshme tenderat Andrea Gjikondajt dhe Astrit Gjikondajt, për rikonstruksion pjesor të Shkollës 9-vjeçare Himarë si dhe për ujësjellësin e zonës Barmush, Hore dhe Vranisht, pasi kompania e tyre ASI-2A CO nuk plotësonte kriteret.

Kjo kompani vitet e fundit ka përfituar afro 170 kontrata publike, pjesa më e madhe e të cilave janë me “Flamur të kuq”.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimKryebashkiaku Oltion Çaçi ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje karburant Aparatired flag

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë (Emri)

Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

Lexo më shumë
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com