GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas përmbytjeve që shkaktuan 4 mijë viktima, Kim Jong Un ekzekuton 30 zyrtarë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Koreja e Veriut, “Xhaxhi Kim” urdhëron prodhimin e më shumë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un urdhëroi ekzekutimin e 30 zyrtarëve për dështimin për të parandaluar përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e tokës në verë, që shkaktuan vdekjen e rreth 4 000 personave dhe zhvendosjen e më shumë se 15 mijë të tjerëve, sipas medias koreano-jugore, shkruan sot ‘The New York Post’.

Një zyrtar tha se ”rreth 30 drejtues qeveritarë në Korenë e Veriut ishin akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me shtetin që i dënoi ata me vdekje

”Rreth 30 kuadro në zonën e goditur nga përmbytjet u ekzekutuan në të njëjtën kohë, në fund të muajit të kaluar”, tha ky zyrtar për median.

Raportet e ekzekutimeve nuk janë verifikuar nga medie të pavarura. Zyrtarët që u ekzekutuan nuk u identifikuan, por raporti vuri në dukje se, sekretari i Komitetit të Partisë të Chagangut që nga viti 2019, ishte ndër udhëheqësit e shkarkuar nga Kim, në një takim urgjent gjatë fatkeqësisë së përmbytjeve.

Kim u pa muajin e kaluar duke vëzhguar zonat e dëmtuara dhe duke u takuar me banorët, pasi ai vlerësoi se do të duheshin muaj për të rindërtuar lagjet e përmbytura. Udhëheqësi i Koresë së Veriut kritikoi gjithashtu raportet nga Koreja e Jugut për numrin e të vdekurve duke hedhur poshtë pretendimet për mijëra të vrarë.

Në vitin 2019, shteti koreano-verior dyshohet se ekzekutoi, të dërguarin e tij bërthamor në SHBA, për dështimin për të negociuar një samit midis Kim dhe presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

”Më pas u zbulua se Chol ishte thjesht në paraburgim”, raporton CNN.

Etiketa: Kim Jong UnKore e Veriut

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Sako zbukuron Pallatin e Kulturës, 5 MLN euro në dorë Gjikurisë me shokë, tenderi pa garë

Sako zbukuron Pallatin e Kulturës, 5 MLN euro në dorë Gjikurisë me shokë, tenderi pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit
Sport

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26

Lionel Messi ka lënë pas zhgënjimin e Kupës së Botës dhe është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme...

Lexo më shumë
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com