GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

11:40 - 05/09/24
në Aktualitet, Editorial, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E nëse Elbasani i Superiores do tentojë deri në infinit të hyjë në Final 4 (shumë shumë e vështirë), e djathta e bërë çorap e këtyre kohëve në Elbasan, e jo vetëm aty xhanëm, ka hyrë shpejt. Madje, ka nisur të fusë drithërimën e madhe te Llatja e Kushi e gjithë makineria e rëndë socialiste që i vjen pas.

PD, në lëmin e shumë xhaketave të kthyera, të shpërblyera vetëm për prezencë intensive në Rrugicën e Shpresës, për zgjedhjet e ardhshme vendos të bëjë GOL duke çuar në krye të qarkut si drejtues politik, një Fitues, Ervin Salianjin!

E vetmja shpresë për të kapur një qark si fitues, i vetmi opsion për të rikthyer Elbasanin pas shumë vitesh nën komandën blu, dhe i vetmi indikacion që ka nisur të tmerrojë Ramën për atë Qark. Pjesa tjetër e listës që shpalli Muli e Gazi, janë thjesht e vetëm emra copy-paste, lehtësisht të kapërcyeshëm dhe thjeshtësisht të mirëpranuar edhe nga kampi i pushtetit, apo nga kampi i potencës së lekut dhe manovrës konstante fituese!

Ka marrë shumë përsipër Gaz Bardhi në Fier, që me gjithë pasionin e artikulimin e ashpër, apo retorikën politike që nuk i mungon, mund të tentojë të ngushtojë diferencën, por vetëm kaq. Të mendosh që PD do të fitojë në Fier është njësoj sikur të perceptosh që Taulanti pa portofol mund të zërë vendin e… Silvinjos.

Ndoshta Tirana, që gjithsesi mbetet një armë e fortë e makinerisë Rama, pas së cilës operon mekanizmi 5-D i zgjedhjeve, me Belindin mund të konfirmojë ose jo një raport më ndryshe të mandateve. Pjesa tjetër e drejtuesve politikë në Qarqe për këtë opozitë mbetet një tjetër suvenir shpërblyes i doktorit për Ramën. Oferta që u shkon shqiptarëve mbetet sërish një menu e vjetër!

PD ka vetëm një shans të fitojë të vetmin qark: Elbasanin, këtë radhë me Salianjin e precedentëve elektoralë, me të që askush nuk i mendonte, e akoma më pas ti pranonte edhe pse ishin bërë fakt.

Pse Salianji është i kuotuari më favorit në një qark që tërë kohës i është afruar X-it?

Sepse Korça më parë, dhe Kavaja së fundmi janë tregues të një kimie politike, edhe nën “prangosjen” e pushtetit, apo akoma më shumë të një bashkëjetese të vazhdueshme të pushtetit, jo me shtetin, por me faktorë jashtë tij, të fuqizuar tërësisht, dhe që në momentin e duhur vihen në dispozicion të sistemit, dhe akoma më tej!

Salianji mbetet i vetmi opsion që do të mund ti shpëtojë fytyrën opozitës së liderit të arrestit shtëpiak. Kjo është pak, por e sigurt. Kanë tentuar deri në fund në një mënyrë apo tjetër që ta shmangnin një ardhje të tij në atë qark, por për rrethana të ndryshme ai është aty.

Një risk më vete për zinxhirin socialist të qarkut, një sprovë tejet e vështirë për bazën e mbetur opozitare, por edhe për atë në pushtet. Tashmë, Elbasani do të ketë tjetër melodi politikbërjeje dhe servirjeje mes faktit dhe ofertës. Ka rihyrë edhe opozita politike në Superiore, përveç Elbasanit të futbollit. Dhe me ardhjen aty të Salianjit, ka zbehje, dhe mbi të gjitha një skenar më shumë për të alokuar më shumë buxhet e potencial, sepse këtë radhë, muri opozitar do të jetë shumë herë më i fortë. E ku natyrisht, Elbasani mund ta shkëpusë seriozisht pushtetin nga shteti, dhe të rikthejë balancat e humbura krejtësisht në rang kombëtar. Njëherësh edhe për vetë drejtuesin e ri politik nuk është aspak një sfidë e lehtë, por mbetet një motiv akoma më inkurajues për tu përballur me rrezikun eminent në çdo drejtim. Kush e njeh Ervinin, e deshifron më qartë prezencën e tij atje në këtë garë të tmerrshme për socialistët që do të jetë një Kurum i dytë për fatet politike të këtij qarku që prej vitesh mbetet nën komandën e Ramës.

Të vetmin që nuk donin në Elbasan ishte ai, Arkitekti fisnik i rikthimit të fisnikërisë politike në Kavajë. Por, tashmë e kanë përballë, dhe ndoshta që nga kjo e mërkurë XANAXI anti-ankth mund të jetë shtuar në shtëpitë e strukturës më të lartë rozë në këtë qark që tashmë do tu duhet të ndeshen me një tjetër stil, qasje, por edhe fizionomi politike, deri më sot fituese, dhe aspak disfatuese.

Pjesa tjetër e lidershipit politik që PD zgjodhi për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, përjashto pak Tiranën, e ndoshta disi Fierin vetëm në një ridimensionim numrash, mbetet thjesht dhe vetëm një ndeshje kontrolli stërvitore për Ramën. Më shumë se për zgjedhjet në nivel kombëtar, e më shumë se frikën nga SPAK, apo firos politike nëse Dumani zgjedh të veprojë ndryshe, Rama nuk ka më problem Tiranën tanimë, as Shkodrën, aq më pak Durrësin. Tashmë ai vetë po shton vizat vetëm për Elbasanin…!

Etiketa: ElbasanErvin SalianjiKryesore1PDPSQarku ElbasanZgjedhje

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Fabrika e plastikës në Elbasan mori flakë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Fabrika e plastikës në Elbasan mori flakë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com