GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Rita Ora befason klientët e një dyqani duke shërbyer si arkëtare (Video)

08:21 - 06/09/24
në Lifestyle, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Rita Ora befason klientët e një dyqani duke shërbyer si arkëtare (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila tregonte momentin kur ajo mori një bexh nga “Primark” me emrin e saj dhe filloi t’iu shërbente klientëve te arka e dyqanit “Primark” në rrugën Oxford të Londrës.

Në video, Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa përshëndet dhe ndihmon klientët e pranishëm te arka. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare e vërtetë, duke bërë pagesat dhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo klient.

Vizitorët e dyqanit u befasuan dhe u gëzuan kur kuptuan se ishin shërbyer nga një yll me famë ndërkombëtare.

Këngëtarja, e lindur në Prishtinë, ndau me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e këtij momenti të veçantë. “U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkroi ajo në postimin e saj.

Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh të stilit modern dhe të përballueshëm, të cilat kanë qenë shumë të pritura nga fansat dhe klientët e “Primark”.

Rita Ora ka bashkëpunuar me “Primark” për një periudhë të gjatë kohore dhe deri më tani janë nxjerr në treg gjithsej katër koleksione nga ky bashkëpunim.

Jo vetëm që Rita është një yll në skenën muzikore, por ajo gjithashtu po bën emër edhe në botën e modës. Puna e saj me “Primark” është dëshmi e aftësisë së saj për të ndikuar dhe frymëzuar njerëzit në fusha të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Etiketa: arketareRita Ora

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Para
Gjermania ngre alarmin: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar, grupet janë bërë të dhunshme…

Gjermania ngre alarmin: Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar, grupet janë bërë të dhunshme…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com