Altin Arapi, shqiptar 41 vjeç, i akuzuar për vrasjen e senegalezit është vënë në pranga nga policia italiane. Ai ishte kthyer ilegalisht në Itali pasi u deportua prillin e kaluar, me argumentin se konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.
Ai rezultonte i përfshirë në një vrasje të kryer në Torino, në vitin 2014. 41-vjeçari pas arrestimit nga policia i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa të hetohen të gjitha rrethanat e veprave penale që rëndojnë mbi të.
Discussion about this post