GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Peleshi mban sekret vendimin e PS për Xhaçkën/ Si po mbrohet me ngulm ish-ministrja ‘strategjike’

11:39 - 10/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi vendosi të mos shprehej për qëndrimin që do të mbajnë në seancën e radhës plenare deputetët socialistë, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas përfundimi të një mbledhje të grupit parlamentar socialiste, Peleshi tha se “çështja nuk ishte rendin e ditës”.

Sipas tij, ky vendim gjykohet individualisht nga deputetët dhe nuk ka një direktivë për të mbajtur një qëndrim të caktuar.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar. Kjo çështje s’është diskutuar sot se ne se trajtojmë si një vendim politik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për gjithë deputetët do lexohet personazhit nga çdo deputetit dhe jo si grup parlamentar”, tha Peleshi.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon Peleshi, socialistët kanë votuar më herët në grup në mbrojtje të Xhaçkës, duke shkelur në mënyrë të paprecedentë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Peleshi nuk zbuloi as votën e tij për çështjen.

“Nuk jam këtu për të folur për vendimmarrjet e mia politike”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar i PS foli edhe për nismën e re të socialistëve për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me rastin Xhaçka, lëvizje kjo që duket më shumë si një tjetër stërkëmbësh për të zvarritur vendimmarrjen finale për mandatin e deputetit të ish-ministres.

“Do i drejtohemi Venecias, por jo për këtë çështje. Kjo çështje është në rrugën e vet. Ne do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias, duke u nisur nga kjo çështje në parim, për çdo situatë tjetër të mundshme në të ardhmen se ku fillon e mbaron diskrecioni i lirë i një deputeti dhe detyrimi e zbatueshmëria e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Peleshi.

Socialistët zvarrisin çështjen “Xhaçka” dhe nuk zbatojnë vendimet e Kushtetueses

Që nga nisja e shqyrtimit të kësaj çështje në Kuvend, në qershor 2022, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022, që kërkoi heqjen e mandatit të deputetit për ish-ministren pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” nga qeveria. Në këto kushte, opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, që në janar 2023 vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi atij që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve. Më shumë se 1 vit pas këtij vendimi, mazhoranca votoi sërish kundër. Kryeministri Edi Rama u shpreh publikisht se “gjykata kushtetuese nuk e ka as detyrë as të drejtë e as mundësi që ti thotë parlamentit sesi duhet të veprojë për një rast apo një tjetër”. Ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj është shprehur se “të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”. Tanimë, mazhoranca socialiste kërkon të fusë në lojë një mekanizëm të ri në betejën juridike për të mbrojtur deputeten socialiste Olta Xhaçka.

Me vendimin e vitit 2023, Kushtetuesja vlerësoi se në çdo rast, kur paraqitet një mocion nga 1/10 e deputetëve apo Kryetari i Kuvendit, Kuvendi është i detyruar t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese.

Pasi e zvarritën vendimmarrjen për më shumë se një vit, në prill, PS i bëri një interpretim të sajin vendimit të Kushtetueses, duke pretenduar se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë dhe me forcën e kartonit rrëzoi vendimin e gjykatës.

Opozita e ridërgoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar deklarimin e këtij vendimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe dhënien një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe pakicës parlamentare të 1/10 e deputetëve.

Gjykata e mori në shqyrtim këtë padi dhe pritej që vendimi të shpallej së shpejti, vendim që mesa duket kjo lëvizje e Kuvendit kërkon ta bllokojë duke rihapur çështjen në një organizëm ndërkombëtar.

Gjatë seancës shqyrtuese më 21 qershor anëtarët e gjykatës ngritën shumë pyetje për përfaqësuesen ligjore të Kuvendit për të kuptuar se në ç’rrethana ishte marrë  vendimi nga Kuvendi dhe nëse kishin të drejtë organet e këtij institucioni që të vlerësonin vendimet e kësaj gjykate.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese,  duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Në këtë rast, mazhoranca ka përdorur afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj duke rrëzuar 2 herë kërkesën e opozitës për ta dërguar këtë çështje për interpretim në Kushtetuese.

Qëndrim që pritet të përsëritet edhe në seancën plenare që pritet të mbahet të Enjten e 12 Shtatorit.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1niko peleshiOlta XhackaPS

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Si ndodhi vdekja e shqiptarit ekselent në SHBA? Denisi ‘u pre’ në besë nga shoku

Si ndodhi vdekja e shqiptarit ekselent në SHBA? Denisi ‘u pre’ në besë nga shoku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com