GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Negociata mes Berishës dhe Bashës? Flet Luçiano Boçi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A e njeh Bashën si deputet të PD-së? Ja si përgjigjet Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçiano Boçi foli lidhur me situatën e PD dhe  çfarë do të bëjnë për të pasur rezultate të mira në zgjedhjet e 2025.

Tepër e rëndësishme sipas tij, është bashkimi i të gjitha fraksioneve të PD-së.

Por një ftesë për bashkimin me PD e drejtuar prej Sali Berishës nuk do të shkojë asnjëherë te Lulzim Basha, pasi sipas Boçit ish-kryetari ka vendosur vetë që të largohet përgjithmonë nga kjo forcë politike.

“E kemi sqaruar pozicionin e zotit Basha. Ka zgjedhur vetë zoti Basha që të jetë jashtë PD. Ata që e zgjedhin me vullnetin e tyre deklarativ unë besoj se kanë përcaktuar pozicionin e tyre. Në politikë nuk ka gjëra që ekzistojnë përgjithmonë, por ka gjëra që njeriu i ka në dorë ti vendosë vetë përgjithmonë. Zoti Basha ka vendosur vetë që përgjithmonë të largohet nga PD, të largohet nga demokratët. Është zgjedhja e tij dhe le të vazhdojë në rrugën e tij”, tha Boçi në “A2 CNN”.

I pyetur lidhur me zërat që tregojnë se ka negociata midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për ta akomoduar këtë të fundit në  listën e PD për zgjedhjet e 2025, Boçi e përjashtoi këtë mundësi.

Ai sqaroi se edhe mundësia e inkuadrimit si fraksion duke qenë se Statuti i ri i PD e lejon, nuk mund të shfrytëzohet nga Basha pasi afatet e regjistrimit kanë përfunduar.

“Ishin të gjitha kushtet dhe rrethanat që kushdo mund të regjistrohej si fraksion në PD. Nuk ka një iniciativë të tillë, ajo tashmë duhet të ishte dorëzuar sepse afrohet dhe afati zgjedhor, por unë nuk jam rixhit në përcaktimin tim sepse nuk u nisa nga qëndrimet e mia personale apo politike, por iu referova deklaratave të zotit Basha. Është ai që ka qenë taksativ në këtë ndarje dhe thjesht po rikujtoj për publikun se nuk është zgjedhja jonë, pasi duket sikur ne nuk e pranojmë, por është zgjedhja e tij, është vetë përjashtuar. Nuk ka pranuar ai domethënë dhe përderisa nuk ka pranuar sigurisht që edhe ne jemi të vendosur të respektojmë vullnetin e tij. Le të vazhdojë rrugën që ka vazhduar deri tani”, sqaroi Boçi.

Etiketa: Luciano BociLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!
Breaking Views

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë
Breaking Views

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë
Breaking Views

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26
Para
Ndërron jetë këngëtari i njohur korçar (Emri)

E trishtë! Ndahet nga jeta kantautori i njohur korçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, bëri të ditur kërkesën pa dhënë detaje mbi arsyen e procedimit; bashkëpunëtorët e afërt...

Lexo më shumë
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com