GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD ngre alarmin: 800 ton lëndë toksike po kthehen në Durrës, rrezik për jetën dhe mjedisin

11:34 - 11/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD ngre alarmin: 800 ton lëndë toksike po kthehen në Durrës,  rrezik për jetën dhe mjedisin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot, heshtjen e qeverisë shqiptare në lidhje me 800 ton mbetjet toksike që u ngarkuan në portin e Durrësit dhe po kthehen sërish në Durrës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari gjatë një deklarate për mediat, akuzoi qeverinë në lidhje me këtë skandal, ndërsa u shpreh se kthimi i mbetjeve në Shqipëri është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Deklarata
Pas denoncimit të 800 Ton mbetje të rrezikshme me destinacion Azinë Juglindore, kjo ngarkesë aktualisht po rikthehet në portin e Durrësit, si vendi i origjinës. Qeveria Shqiptare akoma nuk ka bërë transparente për publikun, planin e masave për sistemimin e kësaj situate emergjente.
Depozitimi i këtyre materialeve në portin e Durrësit, rrezikon jeten dhe shendetitin e qytetarëve dhe cënon turizmin e qytetit.
Kompania KURUM nga viti 2022, ka prodhuar mbi 10 mijë Ton mbetje të rrezikshme?
Ku ka përfunduar kjo sasi lëndësh? Kush mund të na thotë se, sa Ton mbetje të rrezikshme ka eksportuar Shqipëria vitet e fundit? Çfarë bën Drejtoria e “Hetimit Doganor” që akoma nuk kanë nisur hetim administrativ për këtë krim të rëndë?
Pse hesht Qeveria Shqiptare dhe, akoma nuk ka sqaruar opinionin publik, se si ka mundësi, që Kompania “Sokolaj” shpk, transporton me qindra Ton lëndë të rrezikshme, pa licencën përkatëse të Ministrisë së Mjedisit dhe të pa shoqëruar me fletë analizash?
Për më tepër Sokolaj shpk. deklaron se e ka blerë Oksidin e Zinkut me 50 Euro për Ton? Ndërkohë që në burse, Oksidi i Zinkut blihet me 1500 Euro për Ton dhe, ai i Hekurit 500 Euro për Ton? Administrata tatimore çfarë po bën për këtë evazion fiskal?
Por, kjo çështje është vetëm maja e Ajzbergut, pasi, sipas ekspertëve Shqipëria prodhon edhe 20 mijë Ton të tjera mbetje të rrezikshme. Nga të cilat vetëm 15 mijë Ton janë mbetje të prodhuara nga demontimi i pajisjeve elektrike dhe elektronike, dhe rreth 2 500 Ton të tjera, vajra industrial të përdorur, pa përmendur 1000 Ton mbetje organike.
Ndërkohë çfarë ka bërë Partia Socialiste që ende pas 11 vitesh nuk kemi asnjë lloj strategjie për marrjen e masave të menjëhershme për trajtimin e këtyre mbetjeve?
Për më tepër, që prej vitit 2015 e vetmja qendër për grumbullimin dhe trajtimin e kimikateve të rrezikshme ndodhet në fshatin “Balëz e Poshtme”, në qytetin e Elbasanit.
A janë marrë të gjitha masat që te sigurohet jeta dhe shëndeti i banorëve të zonave përreth?
Kjo qendër është në kundërshtim me standardet e BE-së, ndërkohë që ne ngremë alarmin se ajo mund të kthehet në një bombë ekologjike me pasoja të rënda, jo vetëm për zonën.
Referuar aktit të “Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, 2020 – 2035”, botuar në Fletoren Zyrtare, më 27 maj 2020, qeveria shqiptare pranon zyrtarisht dështimin. Ja çfarë thotë dokumenti:
“… Për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura bazë. Për më tepër nuk ekzistojnë të dhëna mbi sasinë dhe rrymat e mbetjeve. Vendet për ndërtimin e objekteve për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme apo të qendrave pritëse nuk janë përcaktuar ende në asnjë rajon apo qytet të vendit …..”
Kjo është një aferë korruptive, e cila përfshin shume Institucione njëherazi.
Partia Demokratike ngre alarmin, se situata e mbetjeve është një emergjencë kombëtare, prandaj ftojmë qytetarët të bashkohen kundra qeverisjes së dështuar dhe korruptuar të Edi Ramës dhe të ndalim katastrofën mjedisore në emër të brezave të ardhshëm.
Etiketa: Durrësmbetjerrezik

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Berisha niset për në SPAK, për herë të parë nga banesa që prej 15 janarit: Beteja vijon

Berisha niset për në SPAK, për herë të parë nga banesa që prej 15 janarit: Beteja vijon

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com