GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Akti normativ për dypunësimin e mjekëve, ja ndryshimi i minutës së fundit në favor të shefave të pavijoneve

në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Akti normativ për dypunësimin e mjekëve, ja ndryshimi i minutës së fundit në favor të shefave të pavijoneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akti normativ që kufizon dy punësimin e mjekëve njëherësh në spitale publike dhe jo publike, ka kaluar tanimë diskutimin në Komisionin e Shëndetësisë dhe pritet të marrë miratimin në Parlament seancën e nesërme.

Por ndryshe nga sa ishte paraqitur në relacion, që mjekët të cilët kanë poste drejtuese si në spitale publike apo në departamentet e Universitetit të Mjekësisë nuk do të punonin në spitale private, duke privuar kështu të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT, të cilët praktikisht pothuajse të gjithë janë të punësuar në spitale jopublike,me aktin normativ të miratur kjo ka ndryshuar.

Shefat e Shërbimeve mund të punojnë në spitale jopublike, por nuk mund të kenë funksione drejtuese në ato spitale apo nuk mund të kenë klinika të tyre. Kjo pikë është negociuar pas një reagimi të fortë të shefave të shërbimeve.

Por ndërkohë mjekët e tjerë mund të punojnë në klinika apo spitale private pa cënuar 8 orarëshin e punës në spitalin publik , por jo më shumë se 30 % të orëve të punës që bëjnë në shtet.

Ndërsa ata mjekë të cilët punojnë në një spital publik që ka fituar kartën e autonomisë financiare nuk do të lejohet të punojë në privat , pasi do ‘ti lejohet të aplikojë praktikën dyfishe, që do të thotë se pas orarit të punës ai mund të kryejë vizita me pacientët kundrejt pagesës në spitalin publik, ku një pjesë e kësaj pagese i kalon spitalit dhe pjesa tjetër në xhepin e mjekut. Por aktualisht asnjë spital në vendin tonë nuk është pajisur me kartën e autonomisë financiare.

Pajisja me kartën e autonomisë financiare nuk duket afër. Mendohet që spitali memorial i Fierit ta marrë në janar , ndërkohë që spitale të tjera publike kanë aplikuar ose janë në proces për kartën e autonomisë menaxheriale e cila nuk i pengon mjekët të punojnë në privat. Por ndërkohë për të vijuar punën në spitalet jopublike mjekët duhet të bëjnë kërkesë në drejtorinë e spitalit publik dhe ky titullar bën aprovimin ose jo.

Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë do të krijohet një regjistër elektronik me emrat e të gjithë mjekëve që janë të punësuar edhe në publik edhe në privat. Mbetet për t’u parë nëse ligji i ndryshuar për urdhrin e Mjekut do të marrë miratim të enjten në parlament .Vetë Urdhri i Mjekut është shprehur se nëse miratohet ateherë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

gijotina.com/

Etiketa: Akti NormativdypunesimiMjeket

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Para
Protesta e banorëve “zmbraps” Ramaën, do të hapen nyjet e kalimit në aksin Thumanë-Kashar

Protesta e banorëve “zmbraps” Ramaën, do të hapen nyjet e kalimit në aksin Thumanë-Kashar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş