GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thumanë-Kashar çështje në Kuvend/ Akuzat: Si Qeveria favorizoi oligarkun Bashkim Ulaj

12:27 - 12/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Thumanë-Kashar çështje në Kuvend/ Akuzat: Si Qeveria favorizoi oligarkun Bashkim Ulaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar dhe shqetësimi i qytetarëve të zonës se nuk kanë dalje në autostradë ka qenë një çështje e prekur këtë të enjte në parlament.

Deputetja Elda Hoti akuzoi për një aferë korruptive mes qeverisë e biznesmenit Bashkim Ulaj të kompanisë “Gener 2” dhe fryrjen e shifrave për projektin.

Duke iu drejtuar ministres së Infrastukturës Belinda Balluku, Hoti tha se “edhe pse pas takimit me banorët e mësuat edhe ju që rruga Thumanë- Kashar duhet të kishte katër nyje sot kërkoj përgjigje se pse nuk janë ndërtuar këto katër nyje dhe nënkalimet e tjera të parashikuara në kontratë”.

“Në prill të vitit 2018 pasi ishte marrë miratimi dhe ishte bërë alokimi i fondeve shpallet procedura për dhënien me koncesion të rrugës Thumanë-Kashar me 13 vite me fond limit 245 milionë euro, me detyrimin financiar që shteti t’i bënte një pagesë fikse vjetore e cila do të përcaktonte me ofertën e paraqitur. Me këtë procedurë shpallet fitues kompania Gener 2 me ofertë 225 milionë euro”, shpjegoi Hoti.

Deputetja kërkoi shpjegime nëse ka pasur një kërkesë nga Ministria e Financave për anulimin e procedurave apo ajo është iniciuar nga institucioni që drejton Balluku dhe pse që nga tetori në janar kjo kontratë është mbajtur në sirtarët e ministrisë dhe nuk është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave.

“Sipas deklarimeve në media keni argumentuar në media se fondet për rrugën Thumanë–Kashar do të përdoreshin për paktin me studentët. Kërkoj të informohem nga ministrja sa ishte fondi i parashikuar në vitin 2019 dhe në vijim për  rrugën Thumanë-Kashar dhe sa është fondi i alokuar nga qeveria shqiptare për paktin me studentët në vitin 2019”, nënvizoi Hoti.

Hoti tha se “pse ministrja nuk e zbatoi vendimin e gjykatës së apelit Administrativ, i cili ju detyronte të dërgonit kontratën e vitit 2018 në Këshillin e Ministrave pasi ky ishte i vetmi organ që kishte tagër për të mos miratuar kontratën e firmosur nga ministri i Infrastrukturës”.

“Cili ka qenë rekomandimi i dhënë nga ministria e financave për këtë VKM dhe marrëveshjen e firmosur MIE-s dhe koncesionarit”, pyeti ajo.

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku mbrojti projektin.

Ajo tha se autostrada Thumanë-Kashar ka dy nyje, ajo e Rinasit dhe Kasharit, ndërsa nyja e tretë do të ndërtohet në Thumanë.

“Thumanë-Kashar ka dy nyje që janë pjesë e projektit, ndërkohë pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet e ndërtuara nuk kanë asnjë ndryshim nga projekti i miratuar; hyrja e Rinasit dhe e Kasharit. Ajo nyje që do të zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës dhe të Krujës e Fushë Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vazhdojë deri në Milot dhe është vetëm 4 km larg mbikalimit ekzistues sot në Gramëz”, u shpreh.

Balluku theksoi se banorëve të Thumanës u është dhënë zgjidhje me rrugë alternative dhe së shpejti do të nisë ndërtimi edhe për nyjën e Thumanës, Sipas saj banorët do të aksesojnë provizorisht një ramp të dedikuar në Gramëz.

“U kemi dhënë zgjidhje banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative. Rrugë alternative ka, por nuk duan të përdorin atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Dhe do të ketë një rrugë më të shkurtër do ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës që do të nisë menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes për ndërtimin e rrugës Thumanë-Milot. Në mënyrë provizore do të aksesojnë mbikalimin e Gramzës me një ramp të dedikuar deri në ditën kur do kemi mbikalimin e plotë në zonën e Thumanës. Me banorët kemi rënë dakord që në rast se e shohin të arsyeshme ne mund të konsiderojmë që mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në nyje permanente”.

Në replikë, deputetja Hoti akuzoi ministren Balluku për shkeljen e ligjit kur ndryshoi vendimi për ta dhënë rrugën me koncesion. Sipas saj, në këtë pikë, duhej të rihapej gara.

“Kur kalove nga PPP në koncesion duhet të hapje garën, ke shkelur ligjin. Nga 225 mln euro në projektin e parë sot kjo rrugë do ti kushtojë shqiptarëve 1.3mld euro. Kjo është kontrata koncesionare më e shtrenjta në Shqipëri”, tha Hoti.

Etiketa: Bashkim UlajKryesore1Thumane-Kashar

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Silvinjo publikon formacionin, mungojnë shumë titullarë

Intervista/ Silvinjo: Shqiptarët si ne brazilianët, fitojmë nja dy ndeshje e themi që jemi më të mirët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com