GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci dhe Balluku vazhdojnë talljen me banorët e Postribës, 150 mln lekë tender pa garë për rikonstruktimin e ujësjellësit

13:37 - 12/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Beci dhe Balluku vazhdojnë talljen me banorët e Postribës, 150 mln lekë tender pa garë për rikonstruktimin e ujësjellësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë Benet Beci po nxjerrin jashtë shinave ujësjellësin ndërsa abuzojnë me fondet. Prej kohësh banorët e fshatit Postribë kanë ngritur zërin në protesta se uji i pijshëm është ndotur për shkak të guroreve që bashkia ja lejuar pranë burimit. Zëri i tyre nuk është dëgjuar për një vit rresht, ndërsa kanë vazhduar të konsumojnë ujë të ndotur.

Më në fund Ujësjellës Kanalizime Shkodër, që është në pronësi të Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës – 51%, Bashkia Shkoder – 36.33% dhe me përqindje m të vogël në varësi të 3 bashkive të tjera, ka reaguar.

UK ka zhvilluar një tender me objekt ‘Rikonstruksion i veprës se marrjes dhe linjës se dërgimit te fshatit Postribe’ dhe fond limit 150  milionë lekë.

Këto para do të hidhen  rreth murit rrethues ku buron uji , që mos të ndotet nga shirat dhe depozitimet e shpatit, në asnjë moment nuk përmendet se si do shmanget ndikimi i gurore.

“Kjo vepër marrje ka nevoje për mur rrethues , i cili do te jete 6 metra i larte dhe ne pjesën e sipërme do te mbulohet me solete me trashësi 25 cm. Në mënyrë që të sigurojmë një mbrojtje nga shirat dhe nga depozitimet e shpatit, duhet ndërtuar një mur beton-arme mbrojtës, i cili do të jetë 1 metër i lartë’, thuhet në dokument.

Tenderi Red Flag

Epo duket se plani për projektin është nënshkruar kuturu, pasi Balluku dhe Beci kanë qenë të fokusuar te përzgjedhja e fituesit. Sepse duhet të zgjedhin kompaninë me ofertë të lartë, që secili prej tyre mund të marrë ndonjë përfitim në fund.

Kështu nga dy operatorë që  kanë marrë pjesë në garë, firma  LAÇAJ u përjashtua menjëherë për shkak se ka mungesë dokumentacionesh si diplomat e punonjësve dhe dëshmitë që zotëron automjetet e nevojshme.

E drejtë që kompanitë me mungesë dokumentacioni nuk mund të vijojnë garë, por rregulli kërkon që në fazën e para ata të njoftohen për mungesat. Sidomos në rastin konkret kur kishim vetëm dy oferta pjesëmarrëse.

Rregull të cilin Balluku dhe Beci me siguri as nuk e din fare, prandaj pa e zgjatur më shumë më datë  5 gusht ato kanë mbajtur tenderin, pa garë fare prej mungesës së konkurrencës dhe më datë 6 shtator kanë bërë publike kontratën me firmën  Ndregjoni SHPK. Kontratë e skuqur me shkelje dhe që mban ‘red Flag’ të vendosur nga Open Data Albania për abuzim.

Gurorja ndot ujin

Edhe tani që u kujtuan për këtë investim kaq të rëndësishëm Balluku e Beci e kanë bërë çdo gjë me fokus abuzim fondesh. Ky është një rast alarmant edhe për faktin tjetër se banorët e Postribës kanë zhvilluar disa Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm nga një gurore. Ata pritën Benet Becin me pankarta ku shkruhej “Bashkia po na servir helm”, ndërsa kryebashkiaku tha  në shkurt të këtij viti se po punohet për një projekt.

“A jetohet me zhurmën e matrapikut”, apo “Bashkia na servir helm”, ishin disa nga parullat që mbanin në duar banorët e Postribës, të cilët për të disatën herë protestuan para bashkisë për shkak të ndotjes së ujit.

Banorët pretendojnë se uji është i ndotur për shkak të veprimtarisë së një guroreje, e cila ka dëmtuar burimin që furnizon fshatin me ujë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbanorebelinda balllukuibenet becigurendot ujinpostribered flagShkodërtender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
E reja braktis foshnjën në Golem, shpallet ne kërkim nga policia

16-vjeçarja bëhet nënë, shpallet në kërkim babai i fëmijës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com