Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital pas problemeve shëndetësore që shfaqi vitin e kaluar.
Raportohet se ditën e sotme Nano i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka thyer këmbën.
Ndërhyrja është përmbyllur me vendosjen e një proteze të pjesshme në këmbë, pas një dëmtimi të pësuar në rrethana të paqarta.
Nano do të vazhdojë qëndrimin në spital për një periudhë rehabilitimi të plotë, sipas udhëzimeve të mjekëve. Ish-kryeministri u shtrua në një spital privat në Tiranë pasditen e djeshme.
Ky nuk është incidenti i parë shëndetësor për Nanon, i cili para rreth një viti kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar. Ai iu nënshtrua intubimit për të trajtuar një sëmundje kronike të mushkërive, e njohur si SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike).
Në atë periudhë, gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por falë kujdesit të mjekëve, ai arriti të kalojë atë krizë shëndetësore.
Fatos Nano, i cili tani është 72 vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.
Discussion about this post