GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçës, Berisha: Votimi i Kuvendit, puç kushtetues. Gjykata u asgjësua!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Pas tregtisë me lëndët e rrezikshme toksike qëndron Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha reagoi nga banesa e tij lidhur me vendimin e Kuvendit për të mos miratuar mocionin për papajtueshmëri mandati të deputetes Olta Xhaçka. Kërkesa ishte bërë nga deputetët e opozitës, të cilët vlerësojnë se ajo nuk mund të vijojë të jetë deputete pasi bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.

“De facto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën Kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë. Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet. Se ai nuk kontrollon më vetëm “Skapin”, Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit, por edhe në një rast të rrallë, kur nuk ka të sigurt vendimin që do, krijoi Komisionin Xhafaj për të shumëzuar me zero Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.

Në momentin e votimit, 25 deputetë demokratë votuan pro, ndërsa 9 socialistë kundër. 65 të tjerë shtypen butonin e abstenimit duke bërë që projektvendimi të mos merrte votat e nevojshme për miratim.

Me këtë votim të sotëm, Kuvendi për herë të dytë radhazi refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila dy herë ishte shprehur me vendim duke nënvizuar se parlamenti është i detyruar të miratoje mocionin e 1/10 së deputetëve.

Sipas votimit, socialistët e shprehur me votë kundër janë Damian Gjiknuri, Bledar Çuçi, Jyrgis Çyrbja, Anduel Tahiraj, Paulin Sterkaj, Petro Koçi, Shkelqim Bullari, Bujar Çela dhe Klodiana Spahiu. Vetë Olta Xhaçka ishte në sallë gjatë momentit të votimit, por nuk mori pjesë në të.

Kuvendi ka vendosur të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias këtë çështje. “Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Venecias është të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe Komisioni Xhafaj realizun mbrëmë gjatë Gkjykatës Kushtetuese”, tha Berisha.

Etiketa: kuvendOlta XhackaPDPSSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet
Aktualitet

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet

08:25 - 22/05/26
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

07:57 - 22/05/26
Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri)
Aktualitet

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri)

07:41 - 22/05/26
Para
Rikthehet futbolli shqiptar, kalendari i javën së 19-të në Superligë

Java e 5-të e Superiores luhet në dy ditë, axhenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet
Aktualitet

Rama hidhet në sulm: Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet

08:25 - 22/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian, teksa thotë se Shqipëria ka shënuar...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 22/05/26
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

07:57 - 22/05/26
Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri)

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri)

07:41 - 22/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2026

07:29 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com