GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Dua seks të shpejtë”/ Denoncimi i Dea Vierit: Si më ngacmoi pronari ku shkova për të kërkuar punë

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
U përfol për një lidhje me Drini Zeqon, Dea Vieri i jep fund dyshimeve: Ky është momenti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë, në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua për ngacmimet seksuale, ku disa nga të ftuarit vendosën që të tregonin historitë e tyre personale.

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Dea Vieri, u shpreh se format e ngacmimit seksual janë të pafundme.

“Unë mendoj se të gjitha vajzat minimalisht një herë e kanë ndjerë vetën të ngacmuar seksualisht, qoftë nga një djalë në rrugë, qoftë nga ai që hap makinën dhe thotë ‘të hëngsha këtë, të hëngsha atë’, qoftë kur ke një koleg pune dhe të vjen e të përqafon i çik më fort edhe të ngjeshët pas teje. Mendoj se format e ngacmimit seksual janë të pafundme”, tha fillimisht Dea.

Më pas, Vieri ndau me panelin dhe publikun historinë e saj personale. Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeçe ka marrë ngacmimin e parë seksual.

Dea shprehet se shkoi në një takim pune dhe pronari i lokalit i kërkoi troç ‘seks’. Ajo shtoi se nuk e ka denoncuar rastin në fjalë dhe madje nuk i ka treguar as nënës së saj që të mos e shqetësonte.

“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi. Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: ‘Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks të shpejtë’. Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondita. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’. Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja merak. Vajzat shqiptare po përdhunohen dhe me zor po shkojnë t’a raportojnë. Vajzat shqiptare po vriten dhe ke komentet ‘ka bërë diçka që e ka vrarë’. Nëse shkoj e raportoj, fillojnë ‘po ti shiko si vishet ajo, si del ajo, normal ça pret kjo’. Është pak e vështirë dhe do shumë guxim të shkosh të denoncosh dhe sa i fuqishëm është shteti jonë që të na mbrojë”, përfundoi Dea.

Etiketa: dea vieriNgacmim seksual

Lajme të lidhura

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Para
Jovanoviç: Vuçiç është kërcënimi më i madh për mbrojtjen e interesave të Serbisë

Jovanoviç: Vuçiç është kërcënimi më i madh për mbrojtjen e interesave të Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues
Aktualitet

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rrethimit të...

Lexo më shumë
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja

Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë

10:17 - 07/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

10:10 - 07/10/26
Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente! Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik

09:52 - 07/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi videot intime

09:26 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com