GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj- Gonxhes: Na turpëruat për Kadarenë dhe At Zef Pllumbin, po ecni në gjurmët e etërve komunistë

13:29 - 17/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj- Gonxhes: Na turpëruat për Kadarenë dhe At Zef Pllumbin, po ecni në gjurmët e etërve komunistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj pati një përplasje me ministrin Blendi Gonxhe, i cili po raporton në Komisionin e Edukimit këtë të martë.

Gjekmarkaj ka kërkuar informacion nga ministri se a ka një datë kur do të hapet konkursi ndërkombetar për ndërtimin e një memoriali në nder të  ikonës së letrave shqipe, Ismail Kadare.

Po ashtu ai u shpreh se në Ministrinë e Kulturës nuk pati asgjë, as një status hipokrit e mediokër siç ndodh rëndomnë nderim të 100 vjetorit të  At Zef Pllumit.

“Më emocionoi shumë fjala justifikuese e zonjës Kushi, por vë re një gjë, sa më pak serioze është Ministria e Kulturës aq më shumë njerëz merr me vete për ta konfirmuar paradoksin! Nejse nuk desha të merresha  me këtë po me një sensibilitet kulturor për aq sa zoti Gonxhe ndihet ministër kulture!

Në korrik u nda nga jeta mjeshtri i madh i letrave botërore Ismail Kadare! Ceremonia ndaj tij la shumë për të dëshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarëve, por edhe i Europës, i mbi 48 gjuhë të përkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS ! Ikja e tij është një nga më të mëdhatë që në shekuj ka patur ky komb ! Vdekja e çdokujt meriton respekt, para saj jemi të gjithë të barabartë, por nuk jemi të tillë në kontribute e trashëgimi, nëse do të pyeteshin të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm e të zakonshëm , madje nëse shkojmë në mistike nëse bëhej një referendum i të gjallëve dhe të vdekurve të gjithë do binin dakort që Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufinë sot! Mjafton vetëm rruga për ato varreza si në Kandahar për të na turpëruar kur një kamerë e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht për Ismail Kadarenë , po e po për atë por edhe për gjithë ata shqiptarë që prehen atje!

Kur shteti shqiptar, qeveria dhe ministria e kultures do i gjejnë vendin e merituar Kadaresë, kur do të hapet një konkurs ndërkombëtar për vendin e tij e të përheshëm të prehjes? A ka një datë?

E dyta, para pak ditësh ishte 100 vjetori  At Zef Pllumit ! Në Ministrinë tuaj nuk pati asgjë, as një status hipokrit e mediokër siç ndodh rëndom! Ky duhej te ishte viti i At Zef Pllumit , por ju e keni të vështirë të pranoni në ndërgjegjen tuaj përmasën e jashtëzakonshme të autorit të ‘rrno vetëm për me tregue’ të atij shqiptari që me memoriet e tij i dëshmoi qytetërimit tonë se çfare është njeriu në tirani, kush qëndroi e kush u thye! E keni të gjithe ju të vështire ta pranoni përmasen e fratit të kujtimeve, sepse ai dëshmoi përgjithmonë krimet për të cilat askush nuk kërkon falje , askush nuk bën ndarjen etike! Unë nuk kërkoj luftë klasash, nuk kërkoj fajin e gjyshërve e të baballarve tek bijt, por kërkoj reflektim tek ata, distance morale. Duhej te ishte viti i At Zef Pllumit , duhej ribotuar vepra e tij, duhej sensibilizuar shoqëria edhe për mesazhet e tij sepse tashme i përkthyer në gjuhët e mëdha të botës edhe ai e ka tejkaluar vullnetin e burokratëve, por janë burokratët ata që i bëjnë dëm shoqërise duke e privuar nga vlerat e veta sublime, duke i futur paafteësi e keqdashje komunikimit të tyre me shqiptarët!”, u shpreh Gjekmarkaj.

Etiketa: GjekmarkajGonxhe

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Gonxhe ia shtron me euro lavanderinë Kristinka Lekës, i fal tenderin 3.1 MLN euro të Spitalit Psikiatrik në  Elbasan

Gonxhe ia shtron me euro lavanderinë Kristinka Lekës, i fal tenderin 3.1 MLN euro të Spitalit Psikiatrik në  Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com