GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Wisdom”/ Ish-rektori Lush Përpali: Denoncova skandalin, më falsifikuan firmën! Askush nuk reagoi

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Wisdom”/ Ish-rektori Lush Përpali: Denoncova skandalin, më falsifikuan firmën! Askush nuk reagoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me zbulimin e skemës së shitjes së diplomave false nga universiteti privat Wisdom nga drejtësia Italiane, Prokuroria e Tiranës  njofton nisjen e hetimeve.

Mirëpo ish-rektori i kolegjit, Lush Përpali, i dorëhequr për shkeljet ligjore të hasura në këtë institucion arsimor në dhjetor të 2023, në një intervistë për Top Channel tregon se ka denoncuar skandalin më herët, para se të bëhej publik, duke ngritur një padi të përbashkët me akademikun Bajram Hysa.

“Më 1 korrik jam thirrur në prokurori. Kam deponuar që ka diploma false, pastaj kam bërë vetë edhe në 15 korrik kallëzim, ku kam vënë në dijeni edhe kryeprokurorin”, tha Përpali.

Lëvizja e parë e ndërmarrë pas dyshimeve për vërtetësinë e diplomave të universitetit Wisdom është kryer nga ambasada italiane në Shqipëri, që i drejtohet ministrisë së Arsimit, e cila ja pason për verifikim kolegjit privat. Ky është dokumenti ekskluziv ku ambasada kërkon informacion nëse kishte vlerë ligjore program i masterit të edukimit special në Wisdom.

“Dhe përgjigja ishte që ky program as nuk është bërë as nuk bëhet. Nuk e di ku i kanë bërë pazaret pronarët, ne ata studentë nuk i kemi njohur. Që nga formati i diplomës, ishte qesharak,  një fletë formati me nota 9-10, po kush i vendosi këto nota? Nuk është bërë program kurrë dhe unë nuk kam firmosur. Më kanë bërë me stampë”, tha ish-rektori.

Falsifikimi i firmës së profesorit Përpali nuk është realizuar vetëm nga ky institucion arsimor privat ku ka qenë i punësuar, por skandali thellohet më tej pasi emri i tij është përdorur edhe nga zyra noteriale për të legalizuar këto certifikata të pavlefshme.

“Noterja ka deklaruar se unë kam qenë prezent për të legalizuar diplomën e filanit, pa qenë asnjëherë aty. Dhe e bënte këtë që të merrnin vulën apustile në ministrinë e Jashtme”, shtoi Përpali. /TCH/

Etiketa: Kryesore1Wisdom

Lajme të lidhura

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”
Breaking Views

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Para
Jep dorëheqjen gjyqtarja, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë

Jep dorëheqjen gjyqtarja, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë
Breaking Views

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com