GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Jep dorëheqjen gjyqtarja, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Jep dorëheqjen gjyqtarja, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Ende nuk bëhen të ditura motive e dorëheqjes.

Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. U diplomuan në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës.

Është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia “Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese”, si dhe bashkëautore e librit “Kontrolli mbi administratën publike”, 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë. Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese.

Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot (19 shtator) ajo dha doreheqjen.

gijotina.com/

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1

Lajme të lidhura

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Para
Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26

Në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë është regjistruar një aksident rrugor. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur...

Lexo më shumë
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com