GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafiku ndërkombëtar i drogës/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Jetmir Kastratit, dërgohen për gjykim 5 persona

11:32 - 21/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafiku ndërkombëtar i drogës/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Jetmir Kastratit, dërgohen për gjykim 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot (21 Shtator) se ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërgoi për proces gjyqësor në GJKKO, dosjen voluminoze të narkotrafikut ndërkombëtar me nr. 49, të vitit 2023, ndaj 5 të pandehurve.

Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike në vendet skandinave (baza në Danimarkë) dhe Europë, gjatë viteve 2012-2019, teksa fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri, e drejtuar nga i dënuari Jetmir Kastrati, që mbante edhe identitetin Sokol Krasnici.

Grupi sipas dosjeve hetimore ka pasur deri në 17 anëtarë, shumica të dënuar edhe nga Danimarka. Mes shteteve ku kryhej trafiku ishin Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Të dyshuarit akuzohen si pjesë e organizatës së shqiptarit Jetmir Kastrati, edhe ky i hetuar dhe proceduar.

Të pandehurit janë Klajdi Dervishi, i njohur edhe me identitetet Klajdi Pelinku dhe Bruno Pavoti, i akuzuar se ka kryer veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai është arrestuar më datë 3 korrik 2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”.

Arteid Musallari, arrestuar më 3 Korrik 2023, Eltion Dani, i arrestuar më 26 Janar të këtij viti, Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), i arrestuar më 11 Korrik 2023 dhe Zamir Hoxha, i hetuar në mungesë, me masën “arrest me burg”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019, të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Më herët, në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen 15 nga anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal.

Konkretisht të pandehurit; Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

“Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi)”, thuhet në dosjen penale.

Kurse në vendin tonë janë kryer hetime të mëparshme dhe gjykuar e dënuar disa nga këta shtetas që janë proceduar edhe në vendet europiane. SPAK sqaron se në vendin tonë janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani, për veprat penale penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Më herët SPAK i ka sekuestruar pasuritë mbi 2 mln euro organizatës dhe veçanërisht Jetmir Kastratit dhe kunatit të tij Astrit Beqiri (në emër të të cilit ishin regjistruar), ku binin në sy një pulari dhe disa biznese të tjera.

Hetimet e SPAK mësohet se janë zhvilluar në bashkëpunim edhe me partnerë europianë dhe veçanërisht ata të drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës.

Etiketa: Jetmir KastratiKryesore1Spaktrafik nderkombetar droge

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Denoncimi i PD: SPAK, garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin

Denoncimi i PD: SPAK, garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com