GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Shteti bektashi”/ Deputeti socialist del kundër: Nuk e shoh të arsyeshme…

18:04 - 24/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shteti bektashi”/ Deputeti socialist del kundër: Nuk e shoh të arsyeshme…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ideja për një republikë sovrane të urdhrit bektashi u diskutua në ‘Studio Live’ me deputetin socialist Eduart Ndreca, atë opozitar Saimir Korreshi dhe juristin pranë PD-së Skerdjan Dhuli.

Deputeti Ndreca tha për Arbër Hitajn se është kundër një ideje të tillë dhe nuk e sheh të arsyeshme.

‘Nuk e kam ndjekur në detaje sepse nuk e shoh të arsyeshme të ndodh diçka gjë e tillë. Nuk është hedhur në kontekstin e shtetit bektashi. Mbetem i distancuar nga kjo ide nëse është hedhur e tillë.’

Korreshi e shikon si ai ‘budallai që hedh një gur në lumë dhe të tjerët mundohet ta nxjerrin’.

‘Si puna e budallait që hodhi gur në lumë. Hajde të merremi me këtë pjesë. Sa herë në vështirësi, ose vishte me brekë, ose vishte me çorape me gisht përjashta. Nëse është serioze është në shkelje të hapur të kushtetutës të Republikës Shqipërisë. Nëse ka blerë ndonjë bahçe jashtë Shqipërisë mund t’ia japin për shtetit. Të gjithë kemi nga një bahçe tek shtëpia dhe ta bëjmë shtet. Është jashtë asaj që quhet Vatikan. Harmoninë fetare që kemi po e përzjenë. është në kufijtë e asaj që jemi mirë pse të mos nisim një luftë fetare.’

Më tej Koreshi thekson se krijohen precedentë të rrezikshëm, pasi komunitete të tjera mund të kërkojnë një republikë autonome brenda Shqipërisë.

‘Ç’është kjo kërkesë që hiqni dorë nga kufijtë e shtetit shqiptar?! Kryegjyshata të vazhdojë të ushtrojë harmoninë fetare. Le të bëhet një republikë Orthodokse Autoqefale, le të bëhet një shtet islamik te xhamia tek PD-ja.’

Dhuli e shikon këtë nisëm ligjërisht të pamundur, ndërsa e cilëson si fyese për myslimanët, katolikët dhe orthodhoksët.

‘Kjo ligjërisht është e pamundur. Shkel dy nene të kushtetutës. E pamundur. Nëse larg qoftë Rama i merr 93 mandate, edhe atëherë nuk ndodh, duhet referendum. Diskutimi ligjor i përfunduar. Së pari mendoj me reagimin e KMSH dhe një numri të lartë shoqatash në Shqipëri që ka dhe protestë, për mua fuçia e barutit është drejt ndezjes. KMSH komuniteti më i lartë fetar në vend e kontestoi së bashku me komunitetet e tjera. Është fyerje për myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe protestantët.

Nuk mundet që ti si kryeministër ti japësh prioritet një komuniteti 4%  sipas Censit, krejt të panevojshëm duke krijuar përplasje jo vetëm me komunitete të tjera duke hapur një lojë të rrezikshme. Nesër bajraku i Mirditës mund ta kërkojë këtë lojë të kërkojë shtet. Pasnesër Shkodra, djepi i kulturës. Pastaj çohet Himara, pastaj Dropulli. Po u hap kjo vallja e copëzimit të Shqipërisë, është shumë e rrezikshme. Dje ka përfunduar bashkëjetesa fetare në Shqipëri. Ka marrë fund. Reagimi i KMSH është mjaftueshmërisht për të parë të vërtetën në sy. Reagimet e komuniteteve fetare janë plotësisht të mirëkuptueshme.’

Dhuli shton se kështu mund të përfitojë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç për të kërkuar autonominë e kishës serbe.

‘Ka qëllimin e parajsës fiskale, me leje të bankës qëndrore ku të ruhen paratë e korrupsionit. Nëse e krijojmë këtë precedent do të thotë që nesër Vuçiçi e merr këtë fakt nga Shqipëria dhe të gjitha kishat serbe në Kosovë kërkojnë autonomi. Nëse jemi shtet i NATO-s, Kosova është vulnerabil këtë histori.’

Ndreca shton se duhet të presim që kryeministri Rama ta sqarojë idenë dhe kjo mjegullnajë do bjerë.

‘Duhet presim ditët në vijim dhe ta lexojmë mirë kontekstin e asaj që ka thënë kryeministri, nuk besoj se cenohet bashkëjetesa fetare pasi shqiptarët e kanë kapërcyer me kohë. Jam katolik i martuar me një myslimane dhe nuk ekziston konflikti fetar. I respektoj autonominë e bektashizmit. Katolicizmi ka kaluar së pari në trojet ilire dhe ka kaluar në trojet e perandorisë romake. Ditët në vijim do sqarohet deklarata e Ramës dhe do bjerë mjegullnaja. Bota dhe Europa ka aq shumë kusure për të larë për Shqipërinë.’ /Report TV/

Etiketa: shteti Bektashi

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Daily Mail: Leka II Zogu mirëpret në shoqërinë mbretërore të dashurën e re

Daily Mail: Leka II Zogu mirëpret në shoqërinë mbretërore të dashurën e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com