GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonin kokainë/ Goditet në 4 shtete grupi i Jurgen Kacurrit dhe Arjanit Malokut, gjendet valixhja dhe 2 çantat me 2.5 mln € cash

18:31 - 25/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Trafikonin kokainë/ Goditet në 4 shtete grupi i Jurgen Kacurrit dhe Arjanit Malokut, gjendet valixhja dhe 2 çantat me 2.5 mln € cash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup i strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtarë të ndërmarrë njëkohësisht në 4 shtete. Deri tani janë lëshuar 61 urdhër-arresti ndërsa janë arrestuar 21 persona. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas shqiptarë të dyshuar, teksa autoriteteve u janë dashur 4 vite hetime.

Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër, ku dhe u shtri operacioni në bashkëpunim me Eurojust, Europol.

Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro, informoi sot SPAK.

SPAK përmes një njoftimi pasditen e sotme bëri publike bilancin e operacionit në Shqipëri: Bëhet fjalë për 21 kontrolle dhe arrestimin e 2 anëtarëve të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal. Konkretisht Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku.

Sot, më datë 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë, janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku . Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale” informoi sot SPAK.

Para cash dhe pasuritë

Publikohen pamjet e operacionit të ndërmarrë njëkohësisht në 4 shtete kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, kryesisht Itali.

Nga video duken dy çanta dhe njw valixhe mbushur plot e përplot, deng me euro të cilat janë vendosur në pako me vakum dhe më pas janë futur në çanta.

Gjatë hetimeve u arrestuan në  flagrancë 21 persona që i përkasin grupit dhe u sekuestruan rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 ​​kg drogë të cilat, nëse do të hidheshin në treg, mund të kishin dhënë rreth 30 milionë euro.

Ndaj personave nën hetim janë lëshuar urdhra për sekuestrim paraprak me qëllim konfiskimin e pasurive në vlerë totale mbi 60 milionë euro.

Operacioni në Itali

Përveç sasive të drogës janë sekuestruar edhe 60 mln euro pasuri, mes të cilave 2 mln euro cash. Gjithashtu sasi armësh dhe 360 kg kokainë, raporton “Il Giorno”.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se aktiviteti kriminal dhe narkotrafiku bëhej nëpërmjet platformave të koduara në Sky ECC.

Grupi kriminal dorëzonte lekët tek një grup kinez, i cili më tej si operator tranzit bënte të mundur nxjerrjen jashtë vendit me mjete transporti.

Operacioni po kryhet nga Prokuroria e Brescia, në koordinim me Komandën e Guardia di Finanza dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (S.C.I.C.O.), ku marrin pjesë rreth 400 forca policore dhe karabinierë.

Gjithashtu po bashkëpunon edhe Europol, Drejtoria Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Zyra e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, forca policore shqiptare, polake dhe zvicerane dhe me mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor (Eurojust).

gijotina.com/

Etiketa: EUROPOLKryesore1trafik droge

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Nënë Tereza, Shteti bektashian dhe njëqind fjalët në erën e IA

Nënë Tereza, Shteti bektashian dhe njëqind fjalët në erën e IA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com