GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: PL dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik të Salianjit, mbështesim protestën e 6 tetorit

15:03 - 27/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: SPAK të hetojë pastrimin e parave nga Veliaj në kullat e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë do të jetë në mbështetje të protestës së thirrur nga Partia Demokratike më 6 tetor. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat paralajmëroi një përballje dhëmbë për dhëmbë, ndërsa ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës.

“Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama”, tha Blushi.

Ai u shpreh se “më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët”.

Deklarata

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Edi Rama është faktuar se korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal dhe pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas dhe në anën tjetër pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur në flagrancë, vijon me firmë të kundraligjshme dhe i pashqetësuar nga “drejtësia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

Etiketa: Ervin SalianjiPLTedi Blushi

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Gazetari publikon dokumentat: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

Gazetari publikon dokumentat: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com