GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon: Një laborante drejton tani arsimin në Tiranë

13:48 - 03/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD denoncon: Një laborante drejton tani arsimin në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula u shpreh se arsimi në Shqipëri po shkon drejt një katastrofe kombëtare, pasi po bëhen emërimë pa transparencë, pa profil formimi profesional, madje pa lidhje me arsimin e pa procedura, por vetëm përmes makinacioneve ligjore.

Sipas saj, Bora Salaj, ish-drejtoreshë e operatorit të kujdesit shëndetësor, është emëruar tani pa asnjë konkurs si drejtuese e zyrës vendore të arsimit në Tiranë.

Deklarata

Për fat të keq, po i avitemi me shpejtësi pikës më kritike të cilës aq shumë i druheshim: rënies tërësore të arsimit në vend.

Ne vijim të shkeljeve ligjore të njëpasnjëshme, papërgjegjshmërisë, korrupsionit, politizimit e militantizmit të punësimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të denoncuar vazhdimisht, sjellim sot për qytetarët raste të tjera emërimesh të shumë të rëndësishme pa meritokraci dhe pa kualifikim- nga ana e znj. Manastirliu.

Ashtu si kryeministri Rama që emëroi znj. Aurora Balliu drejtuese të Qendrës së Shërbimeve Arsimore pa procedurë, pa meritokraci, ashtu edhe ministrja e arsimit, znj. O. Manastirliu, në të gjitha emërimet në MAS, ka vendosur vetëm njerëzit në lidhje të ngushtë me të. Emërime të bëra pa transparencë, pa profil formimi profesional, madje pa lidhje me arsimin e pa procedura, por vetëm përmes makinacioneve ligjore. Këto emërime të ministres së Arsimit, të vetmen karakteristikë kanë rolin e shërbëtorit të besuar të ministres dhe besueshmërinë partiake.

Ndaj gjendemi sot në mes të një tjetër katastrofë të sistemit arsimor, ku ashtu si Shëndetësi shkëlqejnë të zezat dhe korrupsioni.

Sot zyrën vendore arsimore në Tiranë e drejton znj. Bora Salaj, laborante për nga arsimi, që më parë ka punuar si drejtoreshë e operatorit të kujdesit shëndetësor-është emëruar pa konkurs, pa meritokraci, por vetëm si e besuara e saj. Madje edhe pagën zonja në fjalë e merr jo në përputhje me pozicionin e punës – pasi e vlerësonte jo të denjë pagën sipas organikës për këtë funksion.

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Tiranë (DRAP) pritet të emërohet z. B. M. – një tjetër nëpunës i operatorit qendror shëndetësor, që aktualisht mban postin e zv./drejtorit, një tjetër person që s’ka kurrfarë lidhjeje me arsimin, por është i besuari i ministres dhe i parties, dhe besueshmëria partiake për ministren i zëvendëson të gjitha meritat që duhej të kishte në të vërtetë.

Sa i takon një institucioni tjetër të rëndësishëm, i ristrukturuar së fundmi si AKAP (Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar), ai pritet t’i jepet të besuarës së ministres, znj. M. K. e cila ka mbajtur për vite me radhë postin e drejtores së shërbimit social të Tiranës. Cila është lidhja e kualifikimit të zonjës në fjalë dhe përvojës së saj në punë me institucionin e rëndësishëm që pritet të drejtojë? Më gjeni qoftë dhe një lidhje të tillë? Asnjë pikë të përbashkët nuk e ka.

Sot, nën autokracinë Rama, arsimi, në vend që të ishte një e mirë publike dhe në shërbim të zhvillimit të vendit, më drejtimin inkompetent dhe të korruptuar që në qelizë, më një sistem rekrutimi nga ana e burimeve njerëzore vetëm mbi bazë lidhjesh nepotike dhe partiake është kthyer në mallkim për të rinjtë e të rejat e për familjet shqiptare!

OECD (Organizata për zhvillim e bashkëpunim ekonomik) vëren se qeveria shqiptare në Objektivat globalë të zhvillimit të qëndrueshëm, 2030 ka bërë hapa pas në sektorin e arsimit, me rënie të thellë të normave të regjistrimit në parashkollor dhe fillor dhe mbështetjen e ulët financiare nga shteti.

E paimagjinueshmja ka ndodhur: sot në Shqipëri janë 750 shkolla të mbyllura dhe 280 mijë nxënës më pak gjatë viteve të rilindjes.

Etiketa: arsimlaborantePD

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Mbikëqyrje me 4 “flamuj” korrupsioni, ja kujt ia dha Agolli 686 MLN lekë

Mbikëqyrje me 4 "flamuj" korrupsioni, ja kujt ia dha Agolli 686 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com