Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja pas 10 vitesh që ka veshur fanellën kuqezi.
Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bën të ditur se Lenjani largohet pasi ka përjetuar emocione të shumta.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Kombëtares shqiptare në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve, thekson FSHF.
Lenjani i është bashkuar, Klaus Gjasulës dhe Sokol Cikalleshit, që pak javë më parë u tërhoqën nga Kombëtarja.
Discussion about this post