GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama falenderon Erdoganin në turqisht, konfirmon faljen e dronëve dhe hapjen e shkollës turke në Tiranë

14:59 - 10/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama falenderon Erdoganin në turqisht, konfirmon faljen e dronëve dhe hapjen e shkollës turke në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në nisje të deklaratës së përbashkët, kryeministri Rama falënderoi presidentin Erdogan për vizitën në Tiranë, ku përveç përurimit të xhamisë së Namazgjasë u nënshkruan disa marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Ejvallah”, i tha Rama presidentit Erdogan në deklaratën e përbashkët për mediat.

“Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe ambicia jonë është që sa më shpejt të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove, për të çelur një fazë të dytë me edhe më shumë të zhvillimeve të këtyre shkëmbimeve”.

Rama tha se edhe Erdogan kishte rënë dakord që Turqia duhet të bëjë më shumë investime në vendin tonë në fushën e turizmit. “E dimë të gjithë që Turqia ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm në këtë fushë dhe ka një nivel ekslence që është e domosdoshme për ne”, tha Rama.

Rama falënderoi presidentin Erdogan edhe për “dronët kamikazë” që tha se Turqia ia ka dhuruar Shqipërisë.

“Dhurata nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria, por është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

Kredite i dha edhe për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. “Ishit zëri i komuniteti besimtar mysliman shqiptar, para uniteti mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e xhamisë së madhe, por keni qenë edhe në çdo rast kur jemi takuar shumë i vëmendshëm dhe këmbëngulës për të parë këtë ditë sot dhe jam i bindur që ju në Turqi keni xhami shumë të bukura, por ajo xhami që do të shihni sot do të hyj në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne. Kjo është merita juaj, sepse jemi takuar për herë të parë dhe në fund të takimit kur erdha kryeministër i sapozgjedhur në Shqipëri, erdhi projekti dhe thatë ky është projekti vëllazërisë shqiptaro-turke”.

Ai konfirmoi edhe nisëm e qeverisë turke për hapjen e një universiteti në Tiranë.

“Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë”, tha.

Ai foli edhe për konfliktin në Gaza, ku më herët Erdogan tha se Izraeli po bën gjenocid.

“Ajo që ndodh çdo ditë në Gaza është një tragjedi kolosale. Ne bashkë ndajmë me Presidentin Erdogan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore e që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre”, u shpreh.

Rama nuk bëri asnjë koment lidhur me deklaratat e Erdogan për luftën ndaj FETO-s.

Lexo edhe:

Erdogan nga Tirana: Shpresoj të vazhdojmë luftën kundër gylenistëve

Etiketa: Edi RamaErdogan

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Reagimi i Salianjit me fakte e dokumenta: 11 mashtrimet e Fatmir Xhafajt te Fevziu

Reagimi i Salianjit me fakte e dokumenta: 11 mashtrimet e Fatmir Xhafajt te Fevziu

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26

Tottenham Hotspur arriti një barazim 2-2 ndaj Manchester City në shtëpi, duke lënë “Qytetarët” e Guardiola-së gjashtë pikë pas Arsenalit...

Lexo më shumë
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com