GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sula: Sa herë afrohen zgjedhjet ‘lulëzon’ edhe droga, trefishohen plantacionet

12:10 - 11/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula: Sa herë afrohen zgjedhjet ‘lulëzon’ edhe droga, trefishohen plantacionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se janë trefishuar plantacionet me kanabis para zgjedhjeve.

Sipas tij, sa herë ka zgjedhje lokale apo para zgjedhjeve parlamentare, bujqësia “vdes” ndërsa droga lulëzon

Postimi :

Trefishohen plantacionet me kanabis para zgjedhjeve.

Antimafia italiane në raportin e saj për 2024 ka konstatuar se në Shqipëri parcelat e mbiella me kanabis në 2023 u trefishuan në krahasim me një vit më parë.

Janë dokumentuar 108.282 bimë kanabis të mbjella në territorin shqiptar kundrejt 49.201 bimëve të kapura një vit më parë.

Përtej propagandës me kaseta të montuara e shpërndarë për mediat, realiteti është se në Shqipëri trafiku i drogës është në lulëzim.

Në këto 12 vite ky është një fenomen që përsëritet. Sa herë ka zgjedhje lokale apo para zgjedhjeve parlamentare, bujqësia “vdes” ndërsa droga lulëzon.

Tani në fakt, nuk mjaftojnë vetëm tokat, por me mbrojtje politike po mbushen me kanabis edhe godinat e braktisura shtetërore.

E keqja nuk ka fund në fakt. Trafiku i kanabisit është vetëm një nëndegë e aktivitetit kriminal. Po sipas raportit të Antimafias italiane, Shqipëria është një nga “partnerët” më të besuar edhe për drograt e rënda, për trafikun e kokainës.

Sipas raportit në trafikun e kokainës shqiptarët, menaxhojnë çdo fazë të tij, që nga blerja në vendet e prodhimit, transporti, magazinimi, lëvizja në portet hollandeze e belge e deri mbërritja në Itali dhe Europë e më pas tregtimi në tregjet ilegale.

Ndërkohë në Shqipëri gjejnë strehën më të sigurtë për të mos dhënë llogari para ligjit dhe më shumë akoma trajtohen si biznesmenë të suksesshëm.

Me paratë e drogës, me bandat që kanë mbrojtje politike më pas deformohet edhe vullneti politik i shqiptarëve.

Etiketa: drogeSulaZgjedhje

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Protesta e opozitës, policia shpall në kërkim ish-komandantin e FNSH Shkodër

Theu masën e arrestit e doli në protestën e opozitës, lihet në burg Sokol Bushkolaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com