GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli Administrativ vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër

Banorët e fshatit Çidhën në Dibër kanë fituar betejën e nisur prej vitesh me institucionet shtetërore për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit SETA 4 në kanionin e lumit me të njëjtin emër.

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli Administrativ vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të shfuqizojë një vendim të shkallës së parë të kësaj gjykate si dhe disa vendime të institucioneve shqiptare për dhënien me koncension për ndërtimin e një hidrocentrali mbi kanionin e lumit Seta, një Monument natyre me mbrojtje të veçantë.

“Një fitore që na bën të besojmë se ka drejtësi,”- tha pas daljes nga godina e kësaj gjykate Mustafa Tola, njëri prej 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, të cilët kishin paditur në gjykatë Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Këshillin Kombëtar të Ujit, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe Shoqërinë “Hidro Seta” shpk. Vendimi i trupës gjyqësore, i përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Blerona Hasa dhe Rezarta Aliu*, parashikon shfuqizimin e pjesshëm të vendimeve të marra nga këto institucione që lidhen me lejen e ndërtimit, lejen mjedisore dhe kontratën koncensionare vetëm për ndërtimin e HEC-it “SETA-4”.

“Ky është lumi i vetëm nga 4 lumenj që ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës që kishte akoma disa kilometra të pashfrytëzuara,” tha Tola, duke shtuar se “3 lumenjtë e tjerë kanë vdekur, i kanë futur në tuba”.

Tola, mjek veteriner me profesion, prej vitesh është një aktivist i mbrojtjes së mjedisit duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-ve mbi rrjedhën e lumenjve të zonës së Dibrës dhe e ka ndjekur këtë çështje në dhjetra seanca gjyqësore në shkallën e parë. Sipas tij, gjatë betejës disa-vjeçare në gjyqësor punimet për HEC-in kanë vijuar.

“Ne presim që të prishet dhe uji i futur në tubacione t’i kthehet zonës,”- shton ai, duke e cilësuar ujin e këtij lumi jetik për ruajtjen e natyrës së Lurës si një zonë e mbrojtur.

Në padinë e tyre banorët i referohen listës së Monumenteve të Natyrës ku përfshihen dhe “Burimi dhe shpella e Sopanikës” dhe “Gryka e Setës”, të cilat preken nga realizimi i këtij projekti.

“Zbatimi i tij sjell pasoja dhe dëme të mëdha që kanë të bëjnë me denatyralizimin e luginës së këtij lumi, duke dëmtuar dhe sjellë pasoja në dëmtimin e faunës dhe florës (bimëve dhe kafshëve) dhe për rrjedhojë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e banorëve të fshatit”– thuhet në padinë e dorëzuar në gjykatë.

Beteja e banorëve ka nisur para shumë vitesh me protesta dhe procese ligjore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë e rrëzoi padinë e tyre në dhjetor të vitit 2018, duke dalë në përfundimin se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC-i cënonte zonat e mbrojtura. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në vitin 2015 ndërtimin e 4 HEC-eve në luginën e lumit Seta nga kompania “HYDROSETA POWER”, por banorët në kërkesë padinë e tyre kërkuan shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e njërit prej tyre, “SETA 4”, pasi nga 4 kanione që janë në zonë me statusin si zonë e mbrojtur, gjurma e HEC-it prekin 2 prej tyre, që gëzon mbrojtje ligjore.

/BIRN/

Etiketa: Apeli AdministrativDiberHEClumi Seta

Lajme të lidhura

“Vendi është në duart e krimit!” Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë
Aktualitet

“Vendi është në duart e krimit!” Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë

12:26 - 17/08/26
Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh
Aktualitet

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

12:21 - 17/08/26
Zvicra godet bandën shqiptare, i sekuestron mbi 1.1 ton drogë
Aktualitet

Zvicra godet bandën shqiptare, i sekuestron mbi 1.1 ton drogë

12:04 - 17/08/26
Para
Me armë dhe tritol në makinë! Identifikohet çifti shqiptar që u arrestua në Athinë

Me armë dhe tritol në makinë! Identifikohet çifti shqiptar që u arrestua në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendi është në duart e krimit!” Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë
Aktualitet

“Vendi është në duart e krimit!” Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë

12:26 - 17/08/26

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë me gazetarët se Shqipëria është “totalisht në duart e krimit”. Berisha...

Lexo më shumë
Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

12:21 - 17/08/26
Zvicra godet bandën shqiptare, i sekuestron mbi 1.1 ton drogë

Zvicra godet bandën shqiptare, i sekuestron mbi 1.1 ton drogë

12:04 - 17/08/26
Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

11:42 - 17/08/26
Radhë kilometrike në Qafë Botë, qindra automjete në pritje për të kaluar kufirin me Greqinë

Radhë kilometrike në Qafë Botë, qindra automjete në pritje për të kaluar kufirin me Greqinë

11:34 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com