GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rexhe Byberi autorizon tendera nga arresti shtëpiak, i fal 60 MLN lekë Skënder Kacdedajt për të pastruar baltën e digës

11:06 - 12/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rexhe Byberi autorizon tendera nga arresti shtëpiak, i fal 60 MLN lekë Skënder Kacdedajt për të pastruar baltën e digës

Rexhe Byberi autorizon tendera nga arresti shtëpiak, i fal 60 MLN lekë Skënder Kacdedajt për të pastruar baltën e digës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A po jep kryebashkiaku Rexhe Byberi urdhra për tendera nga arresti i shtëpisë? Me sa duket kreu i Bashkisë Tropojë, i cili ndodhet nën masë sigurie nga SPAK, e ka kthyer shtëpinë në zyrë. Tenderat vazhdojnë, klientët e pushtetit trokasin.

Byberi, i cili që nga data 9 shtator 2024 është vënë në arrest shtëpie, i çon deri në fund porositë përmes vartësve që organizojnë komisionet për tenderët korruptivë.

Pra, me kryetarin në arrest, Bashkia Tropojë ka firmosur së fundmi tenderin me objekt ‘Rehabilitim i ujëmbledhësit Dege, NJA Fierzë’. Sipas të dhënave bëhet fjalë për pastrimin e baltës apo mbeturinave që mund të jenë grumbulluar në digë.

Pastrimi dhe riparimet e mundshme do të zgjasin 4 muaj dhe për këtë punë Byberi ka urdhëruar shpenzimin e rreth 60 milionë lekëve.

Tenderi është hapur që më 2 gusht 2024 dhe ka qëndruar i hapur për 2 javë, ku janë dorëzuar 5 oferta. Të gjitha ofertat më të lira u skualifikuan që në fazën e  parë të tenderit dhe është vlerësuar për në fazën finale vetëm oferta e firmës KACDEDJA shpk, megjithëse më e shtrenjta.

Që këtu ka nisur shkelja e parë e ligjit, pasi oferta më e shtrenjtë është një risk i shtuar për fondin limit. Abuzimi ka vazhduar më tej. Me autorizimin e Byberit, nënkryetarja Zyra Islamaj ka firmosur kontratën me firmën e Skënder Kacdedajt si fitues. A i kishte parasysh rregullat e ligjit ‘Për Prokurimet Publike’ kur e hodhi atë firmë? Besojmë se ë këto raste vepron vetëm porosia e kryetarit.

Për shkak të skandaleve të Byberit, ky tender u mbaj larg syve të publikut deri më datë 11 tetor 2024, kur është publikuar kontratat përfundimtare. Tenderit i është vënë nga Open Data Albania “Flamuri i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Pse nuk zunë mend e vartësit e Byberit?!

Është gati e pashpjegueshme se si vijojnë të bëjnë tenderë pa garë në këtë bashki, kur një muaj më parë kryebashkiaku është marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Kujtojmë se,  kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është marrë në hetim nga SPAK dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie. Byberi bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi edhe për zv.kryetarin Kërrnaja, për të njëjtën akuzë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.

Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023 i kanë kaluar për kompetencë SPAK.

Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Bëhet fjalë për vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për ndërtimin e rrugës Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2 km, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Ndërkohë dhe vendimin e marrë për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

Prokuroria e Posaçme thotë se “këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore, pasi për kryerjen e punimeve  për hapjen e një rrugë të re, duhej të bëhej aplikimi në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.”

Ndërkohë në 8 prill 2024, tre vartës të Byberit pranuan fajësinë për korrupsionin me një tender, për të cilin i akuzoi prokuroria.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, SPAK njoftoi më 8 prill përfundimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera…” dhe paraqitjen në gjykatë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurve.

Hetimi ndaj tre zyrtarët e Bashkisë Tropojë, Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajlisufaj ka filluar në vitin 2021, bazuaer në një material kallëzues të KLSH-së, lidhur me procedurën e ndjekur në prokurimin publik me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi”, me fond limit 50.3 milionë lekë, pa TVSH.

Sipas prokurorisë, nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara rezulton e provuar se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këtë tender.

“Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë Halili 1 & Shendelli, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentet Standarde të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik 4 A-M, me ofertën 50.269.533 lekë pa TVSH, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave)”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimarrest shtepiedigaopen data albaniared flagrexhe byberiSpaktender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Vidhnin automjete në Elbasan, arrestohet njëri nga autorët

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet 59 vjeçari. Pranga edhe një mjeku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com