GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Partia e re, Sula-Agalliut: Nuk fitoni dot asnjë mandat, shërbim ndaj pushtetit!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e re, Sula-Agalliut: Nuk fitoni dot asnjë mandat, shërbim ndaj pushtetit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula janë përfshirë në një debat në lidhje me krijimin e një force të re në opozitë në studion e News24.

Deputeti i PD, Sula u shpreh se partia “Djathtas 1912” nuk do të arrijë të sigurojë dot asnjë mandat dhe nuk do të mbledhë më shumë se 10 mijë vota.

Sipas tij ky është një veprim që i jep oksigjen Partisë Socialiste dhe e cilësoi atë si “shërbim ndaj pushtetit”.

Agalliu ka kundërshtuar duke thënë se shërbim ndaj pushtetit ka qenë bashkimi i votave nga ana e opozitës me PS-në për amnistinë duke forcuar sistemin.

Pjesë nga debati:

Agalliu: Unë nuk kam qëndruar as për vulë, as për logo. Bashkimi duhet të bëhet për parime.

Sula: Parimi është të bashkohemi për të luftuar këtë mazhorancë. Ju nuk fitoni dot asnjë mandat, nuk merrni dot më shumë se 10 mijë vota dhe këto shkojnë dëm dhe i japin oksigjen PS. Ky është shërbim i pushtetit.

Agalliu: Shërbim i pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnisti. Kjo parti në opozitë që bashkon votat me mazhorancën forcon sistemin.

Sula: Kjo nuk do të thotë që për inat të vjehrrës të fle me mullixhiun. Alibeaj i ka shërbyer Berishës si ministër. Ka marrë benefitet dhe tani del kështu. Unë ndaj disa qëndrime të kundërta me Berishën, por nuk do dalim të luftojmë. Rama tha do bëjmë aleancën e qelbësirave për të mposhtur PD atëherë. Tani ne ndahemi rrëke-rrëke…

Agalliu: Qëndruam kundër një lidershipi që ka në shpinë një non grata, një problem me drejtësinë. Pse u dashka thënë një grupimi që në këtë demokraci dhe kërkon të shfaqë një alternativë, mos e shfaqni ju alternativën. Nëse shkojmë te 10 shqiptarë sot, kam përshtypjen se 8 nuk e duan këtë qeveri, por as këtë lidership të vjetër opozite me probleme me drejtësinë.

Etiketa: Arbi AgalliuDashnor SulaDjathtas 1912

Lajme të lidhura

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

07:51 - 19/05/26
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej
Aktualitet

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës
Aktualitet

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
Para
Ndeshja me Shqipërinë, trajneri çek: Nuk ishte fitore e lehtë

Ndeshja me Shqipërinë, trajneri çek: Nuk ishte fitore e lehtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni
Sport

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi

08:22 - 19/05/26

Vendimi është marrë! Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ka vendosur të largohet nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:54 - 19/05/26
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

07:51 - 19/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026

07:40 - 19/05/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026

07:37 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com