Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka udhëtuar përsëri drejt SHBA ku po zhvillon takime me shqiptarët në Amerikë.
Këlliçi së fundi ka qenë pjesë e një konference të organizuar në Michigan ku folëse kryesore ka qenë Lara Trump, bashkëdrejtuese e Komitetit Kombëtar Republikan, organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane, përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.
Përveç Lara Trump, Këlliçi është takuar dhe me kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, të cilët konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin.
Këlliçi thekson se plani i Trump është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara.
“Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tone”, nënvizon Këlliçi.
Postimi:
Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.
Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.
Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!
Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.
Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike.
Discussion about this post