GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama nuk pret hetimet e SPAK për Fatmir Xhafajn, mbështetje nga Luksemburgu!

17:59 - 15/10/24
në Breaking Views, Editorial, Kryesore2, OP-ED, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nuk pret hetimet e SPAK për Fatmir Xhafajn, mbështetje nga Luksemburgu!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatmir Xhafaj, pasi e mori hakën e vëllait që bëri burg për trafik droge në Itali, i ka dhënë fjalën Ramës që ta mbyllë çështjen e Olsi Ramës në SPAK. Ju kujtojmë se sot Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish-deputetit Salianji, i cili kërkonte lirinë, pasi është dënuar për denoncimin publik që i bëri për vëllain Fatmir Xhafajt, në atë kohë ministër i Brendshëm. Por për këtë i duhet një komision që ta shkatërrojë SPAK-un.

Dhe kryeministri që kishte vajtur në Luksemburg të hapte negociatat, gjen kohën të merret me komisionin “Xhafaj” dhe me opozitën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë, por në fakt kjo ishte një deklaratë pro Fatmir Xhafajt. Në një postim në Facebook, Rama e ka një mesazh edhe për kritikët e komisionit të Posaçëm ‘Antikorrupsion’.

Duke fyer inteligjencën e popullit, Rama deklaron se opozita është kundër komisionit Antikorrupsion, duke shpërndarë gënjeshtra në rrjetet sociale (Sepse ky është një politikan që e urren të vërtetën, të cilës nuk i referohet kurrë). Për ta kthjelluar, dy gjëra duhet t’i themi në parantezë. Opozita nuk është kundër komisionit, por kundër Xhafajt si person subjekt i ligjit Antimafia. Xhafaj është i kallëzuar në SPAK njësoj si Olsi Rama dhe nuk mund të jetë iniciator i këtij komisioni. Së dyti, komisionin e refuzuan organet e Drejtësisë dhe këto nuk varen nga opozita.

“Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma në administratën publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurim publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar”.

Këto ishin detyrat e shtëpisë që i dha BE në Luksemburg kryeministrit tonë. Ky del dhe i trumbeton si arritje, pa i arritur akoma!

“Mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin”, shkruan Rama.

A nuk ju duket një mesazh pa logjikë, që ka lidhje vetëm me Fatmir Xhafajn, por jo me hapjen e kapitujve? Po sikur opozita të thojë “bëje komisionin, por pa kryetar me lidhje familjare me mafian e drogës në Itali”?

gijotina.com/

Etiketa: komisioni Xhafaj

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Para
“Ridënim politik”, PD reagon për refuzimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e burgosjes së Salianjit

"Ridënim politik", PD reagon për refuzimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e burgosjes së Salianjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com