GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”

12:04 - 16/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet rome presin të rregullojnë strehën para zgjedhjeve, por kryetari bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, bën pazare me tenderin. Sapo u harrua skandali ku ai u përfshi për “falsifikim dokumentesh”, kryetari ka vazhduar me vrullin parazgjedhor të tenderave me abuzime.

Më  9 gusht 2024, Bashkia Kuçovë ka hapur “garën” e tenderit me objekt ‘Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara’. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e 16 banesave, të cilat janë ndërtuar para viteve ‘90, por gjithsesi sipas projektit, do t’u bëhen suvatime të reja, izolim të çative, lyerje dhe vendosje e dritaresh dhe dyer të reja.

Gjithsesi për të gjitha banesat thuhet që kanë nevojë për ndërhyrje pasi janë punime të vjetra, por nuk specifikohet, kështu që mbetet më shumë në dorë kompanisë fituese që t’i evidentojë rast pas rasti.

Tenderi

Komisioni i Hajdarit me llogaritë e tij ka dalë në përfundimin se duhen shpenzuar 270 milionë lekë. Deri më datë 26 gusht 2024 u dorëzuan 5 oferta. “Aida Construction” shpk kishte ofertën më të ulët me vlerë 214 milionë lekë, ndërsa “Z D R A V A” shpk kishte ofertën më të shtrenjtë me vlerë  267 milionë lekë. Shihet një diferencë me vlerë 53 milionë lekë mes tyre dhe në këto raste ligji kërkon që të merret në konsideratë oferta më ekonomike, kështu mund të kursehej fondi limit.

Por, Hajdari ka bërë të kundërtën, ofertën më të lirë e ka skualifikuar në fazën e parë, menjëherë pas saj edhe 3 ofertat e tjera më të lira dhe la për në fazën finale vetëm firmën “Z D R A V A” shpk, me propozimin më të shtrenjtë.

Më datë 14 tetor 2024 është bërë publike kontratat e skuqur me shkelje për mungesë konkurrence dhe shpalljen fituese të ofertës më të shtrenjtë. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Të paktën 53 milionë lekë mund të shpëtoheshin, nëse nuk do të kishte abuzim në këtë prokurim.

Marrëveshje me firmën që mashtron me punimet

Ndërkohë na lind një pyetje, se si mund të përfshihet sërish në tendera një firmë e spikatur për mashtrime.  Firma e shpallur fituese me ndërhyrjen e KPP, “Zdrava” shpk ka 5 bashkëpronarë dhe drejtohet aktualisht nga Dashnor Sinanaj. “Zdrava” është favorizuar vazhdimisht nga zyrtarët e tenderëve dhe është skeduar për moskryerjen e punimeve sipas kontratave. Kujtojmë se në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mashtrimin me volumin e punimeve kjo firmë. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh’.

Kontrata me vlerë rreth 1 milionë USD është lidhur nga kryetari i Bashkisë së Gramshit në vitit 2020, Klodian Taçe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime në zbatimin e kësaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime të pakryera.

Nga ana tjetër edhe vetë Hajdari është i zhytur në skandale. Kujtojmë se në janar të këtij viti Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për falsifikim të vulave dhe formularëve më shumë se një herë, për shkak të mos deklarimit të një procesi gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Ai kërkoi gjykim të shkurtuar në janar dhe procesi u zhvillua bazuar në atë rregull, nga i cili përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, deri në 6 muaj burgim, një dënim, i konvertuar në 150 orë punë publike, ose afro 18 ditë pune.

Nuk e dimë nëse i ka kryer këto ditë pune Hajdari, por mund të themi që dënimi i dhënë nuk i bëri efekt fare!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: bahskia kucovebanesafamiljet romehajdariopen data albaniared fleagtenderazdrava

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Financimet e paligjshme të partive, Celibashi: Nuk i kemi mekanizmat për t’i kontrolluar

Financimet e paligjshme të partive, Celibashi: Nuk i kemi mekanizmat për t’i kontrolluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com