GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrantët nga Italia, 14 do të dërgohen në Gjadër, 2 shkojnë në Itali pasi ishin minoren

19:44 - 16/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigrantët nga Italia, 14 do të dërgohen në Gjadër, 2 shkojnë në Itali pasi ishin minoren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 16 emigrantë që kanë ardhur në total në Shëngjin ditën e sotme, 14 do prej tyre do të dërgohen në Gjadër, 2 prej tyre do dërgohen në Itali.

Pas verifikimeve në qëndrën pritëse ata kanë rezultuar minorenë dhe nuk mund të vendosen në kampin e Gjadrit.

Dy emigrantët merren nga autoritetet italiane për t’i dërguar drejt vendit fqinj, ku do ti nënshtrohen procedurave atje. 14 të tjerët pritet të të nisen drejt kampit të Gjadrit. Anija ‘Libra’ që solli emigrantët e parë në portin e Shëngjinit është larguar për në brigjet italiane.

Të hënën e 14 tetorit 2024, anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane u  nis nga Lampeduza  drejt Shqipërisë  për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Ata u shpëtuan në det të dielën e 13 tetorit. Fillimisht në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve  për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.

Ky i sotmi është operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera. Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme. Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.

“Reuters” e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund të merret shembull edhe nga BE-ja.

gijotina.com/

Etiketa: emigrantetShengjin

Lajme të lidhura

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Aktualitet

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025
Aktualitet

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Para
Masakruan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha

Masakruan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Aktualitet

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë...

Lexo më shumë
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com