GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Belinda Balluku për dy pompa i xhiron 1 milion euro Shupo Qendros dhe Plator Mehmetit

11:58 - 17/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtorët e Ujësjellësit të Durrësit kanë frikë të firmosin tenderat e porositur nga Belinda Balluku. Sepse prej dy vjetësh ujësjellësin e mori Ministria

Drejtorët e Ujësjellësit të Durrësit kanë frikë të firmosin tenderat e porositur nga Belinda Balluku. Sepse prej dy vjetësh ujësjellësin e mori Ministria

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtorët e Ujësjellësit të Durrësit kanë frikë të firmosin tenderat e porositur nga Belinda Balluku. Sepse prej dy vjetësh ujësjellësin e mori Ministria e Infrastrukturës në varësinë e saj. Pas largimit të Spartak Kovaçit, i cili është kallëzuar në SPAK për korrupsion me tenderat, më 26 shkurt 2024 u komandua Gerald Dautaj. Ky firmosi me shpejtësi një numër të madh tenderash dhe u largua pa u ulur mirë në kolltukun e Spartakut. Më 29 prill 2024, me vendim të aksionerit kryesor (ministria e Belinda Ballukut) lirohet nga detyra Gerald Dautaj dhe emërohet Sedi Caushaj.

Edhe ky ndihet i rrezikuar nga tenderat dhe ka autorizuar një inxhinier që t’i firmosë letrat e prokurimeve. Kështu ka vepruar administratori edhe më datë 23 shtator 2024. Një inxhinier i autorizuar ka firmosur formularin e shpalljes së fituesit të tenderin me objekt ‘Furnizim dhe vendosje elektropompa dhe panele elektrike ne stacionin e pompave fushë-kuqe për nevojat e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a’ .

Ky është një tender me fond limit rreth 1 milionë euro, pa llogaritur TVSH  e shitjes, prandaj procedurat duhet të ishin në përputhje me Ligjin për Prokurimet Publike.

Po ju sqarojmë se qytetarët e Durrësit furnizohen me ujë në pus-shpimet e Fushë-Kuqes në Laç. Konkretisht, Qarku i Durrësit furnizohet me anë të 13 puseve, shtatë nga të cilët ndodhen në pellgun ujëmbajtës të Fushë-Kuqes pranë shtratit të lumit Mat. Linja e transmetimit kryesor, e cila shtrihet nga burimi i ujit në Fushë-Kuqe deri në qytetin e Durrësit punon me anë të 12 pompave centrifugale.

Me këtë tender do të zëvendësohen vetëm dy prej elektropompave, si dhe do të bëhet riparimi i lidhjes elektrike të kësaj linje.

Për këto punime Ujësjellësi do të shpenzojë rreth 1 milionë euro. Ndërkohë nga komunikime me persona që merren me tregtimin  dhe riparimin e këtyre pompave rezulton se bazuar në fuqinë që do kenë këto dy pajisje (sipas specifikimeve në tender) një e tillë kushton deri në 20 milionë lekë.

 

Si e llogaritën njerëzit e Ballukut fondin limit, që u doli 1 milion euro? Duke qenë se në dokumentet standarde të tenderit nuk shpjegohet ku janë marrë të dhënat, do të presim kur të bëhet auditimi nga KLSH i këtij tenderi dhe të mësojmë të vërtetën.

Tenderi me “Flamur të Kuq”

Fituesi me siguri ishte paracaktuar dhe i porositur nga ministrja Belinda Balluku. Këtë dyshim e ngremë bazuar në procedurat që janë ndjekur për tenderin.

Sipas dokumenteve, ka shfaqur interes për tenderin vetëm bashkimi i  operatoreve “START CO” sh.p.k – “HTM” sh.p.k që dorëzoi një ofertë me vlerë  rreth 980 milionë lekë, që është shumë pranë fondit limit. Mungesë konkurrence dhe ofertë shumë e shtrenjtë! Në këto rrethana ky tender duhej anuluar menjëherë.

 

Njerëzit e Ballukut në Ujësjellësin e Durrësit kanë vazhduar me procedurat e tenderit për të lidhur kontratën me operatorët në fjalë. Dokumenti është bërë publik më 14 tetor 2024 dhe Open Data Albania i ka vënë “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Miqtë e Ballukut

Po ku e gjeti guximin i autorizuar që të firmosë një tender me shkelje? Duket qartë se përfituesit e tenderit janë përcaktuar nga lart. Ju tregojmë se firma START CO është në pronësi të Shupo Qendros, që ka lidhje të forta politike pasi është fis i Afrim Qendros, ish-drejtorit të ARRSH.  Shupo ka themeluar më parë edhe kompaninë  ‘Ligus”,  e cila është favorizuar shpesh me tenderë nga Erion Veliaj përmes shoqërisë “Eco Tirana”.

Ndërsa “HTM” sh.p.k është në pronësi të Ilir Tabakut, por prapa saj qëndron Plator Mehmeti, drejtori i OSSH Durrës. Dikur Mehmeti ka pasur 90% të aksioneve të blera nga familjari i tij Ilir Tabaku më 1 mars 2011 me 90 mijë lekë, kur kapitali i kompanisë në atë muaj ka qenë 550 milionë lekë.

Ndërsa dy javë më pas, me 15 mars 2011, kur doli ligji që ndalonte marrjen tenderëve nga personat me dosje penale, drejtori i OSHEE- Durrës, Plator Mehmeti, ia shiti përsëri Ilir Tabakut 90% të aksioneve po me vlerën 90 mijë lekë.

Plator Mehmeti u emërua drejtor i OSHEE në Durrës në vitin 2018 pas një konkursi farsë.

Mehmeti është akuzuar në vitin 2008 për tre akuza, “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”

Mehmeti u arrestua në vitin 2007 pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006 i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm. Në vitin 2014, Mehmeti u emërua kryeinxhinier i OSHEE në Durrës, nga ku po bën namin duke përfshirë firmën e tij nëpër tendera!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

 

 

Etiketa: abuzimarrestballlukublerje pompashdenimDurrësopen data albaniaPlator Mehmetired flagshupo qendro

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
Makina del nga rruga dhe bie në oborrin e banesës, plagosen 4 turistë

Makina del nga rruga dhe bie në oborrin e banesës, plagosen 4 turistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com