GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Regjimi arriti kulmin duke kërcënuar me armë deputetët! Asgjë nuk na ndal ne në rrugën tonë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka: Regjimi arriti kulmin duke kërcënuar me armë deputetët! Asgjë nuk na ndal ne në rrugën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat në mbyllje të protestës te parlamenti, u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend sot bëhet vetëm nga juntat.

Noka shtoi se kjo mazhorancë është e frikësuar nga mosbindja civile, ndërsa vijoi me gjuhën e ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Ai deklaron se janë të vendosur në aksionin e mosbindjes civile dhe shtoi më tej se “asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos”.

“Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët. Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit. Këtu vdes demokracia. Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës. Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura. Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë.

Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka. E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik. Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës. Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik. Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët. A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat? Jo. Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile. Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush. Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë”, deklaroi Noka.

Etiketa: flamur nokaPD

Lajme të lidhura

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Aktualitet

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve
Aktualitet

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin
Aktualitet

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26
Para
EURO 2025 për vajza, Shqipëria nis të dielën përgatitjet për dy ndeshjet me Norvegjinë

EURO 2025 për vajza, Shqipëria nis të dielën përgatitjet për dy ndeshjet me Norvegjinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Aktualitet

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë këtë të mërkurë, 26 gusht, një vendim të rëndësishëm për pagat e magjistratëve. KLGJ...

Lexo më shumë
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26
Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

16:51 - 26/08/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com