GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i jep 144 milionë lekë pronarit të gurores që të zbukurojë pemën e Krishtlindjeve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, bashkë me atmosferën e Krishtlindjes sjell me një tender edhe “shkëlqimin” e parave që i shpërndan si magjistar

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, bashkë me atmosferën e Krishtlindjes sjell me një tender edhe “shkëlqimin” e parave që i shpërndan si magjistar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, bashkë me atmosferën e Krishtlindjes sjell me një tender edhe “shkëlqimin” e parave që i shpërndan si magjistar. Edhe pse përpara kemi festat e Nëntorit, kryetari Demo ka nisur nga puna për dekorin e festave të fundvitit. Ai ka zhvilluar një tender me objekt  ‘Blerje materiale dekori’ me fond limit 144 milionë lekë.

Sipas të dhënave të paraqitur në tender kërkohen topa, yll dhe instalacion në formë dëbore për t’i vendosur tek pema e Krishtlindjeve, drita, kabull dhe shirita zbukurues.

 

Për këto xhinga-mingla do të dalin nga arka e bashkisë 144 milionë lekë të mbledhura nga xhepat e qytetarëve që me zor arrijnë të paguajnë taksat. Nëse llogarisim TVSH, kontrata pritet të shkojë akoma më shtrenjtë.

Gara për tenderin është hapur më datë 19 shtator 2024 dhe është mbyllur më 7 tetor, periudhë gjatë të cilës janë dorëzuar 5 oferta të ndryshme. Edhe pse ka kohë që të sigurojë zbukurimet për festat, Demo ka nxituar me këtë tender.

 

Komisioni i vlerësimit fillimisht në fazën e parë ka fshirë  ofertat e 3 operatorëve, madje edhe ato dy më të lirat që ishin në vlerën 100 milionë lekë.

Nëse merreshin në konsideratë këto oferta, do të kurseheshin 44 milionë lekë nga fondi limit.

Por, Demo kaloi për në finale vetëm ofertën e kompanisë KOLOSEU SHPK me vlerë rreth 130 milionë lekë, 14 milionë lekë më shtrenjtë se kompanitë e skualifikuara dhe shumë afër fondit limit. Këtu u regjistrua shkelja e dytë.

Pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u firmos pa garë fare! Kjo kontratë abuzive u në publike më datë 16 tetor 2024 dhe Open Data Albania i ka vendosur menjëherë ‘Flamurin e kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Duam t’iu theksojmë se fondi prej 144 milionë do të shkojë vetëm për zbukurimet dhe ndriçimin e pemës, ndërsa për dekoret e tjera sigurisht që do të bëhen shpenzime shtesë.

Ajo që të bën përshtypje në këtë tender është përzgjedhja për zbukurimet e festave, të kompanisë që shëmton mjedisin me guroren e saj në Berat. Kompania me pronar Jani Qosjen nuk merret me zbukurime, por ka lidhjet e duhura familjare dhe politike që i japin përparësi për t’i marrë këto lekë të bashkisë Berat.

Ju kujtojmë se në vitin e shkuar Bashkia Berat shpenzoi 931 365 euro për dekore. Ndërsa këtë vit e ka nisur me fryrje të shpenzimeve!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimervin demotender

Lajme të lidhura

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para
Betonizimi i Tiranës/ Shtohen lejet e ndërtimit në kryeqytet, bien në rang kombëtar

Maratona e së Dielës/ Veliaj njofton paralizimin e qarkullimit: Dilni vetëm para orës 7:30. Paralajmërohet edhe heqja e mjeteve me karrotrec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit
Aktualitet

“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama

08:15 - 30/10/26

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka reaguar ashpër për shoqërimet e qytetarëve gjatë protestave, duke ngritur shqetësimin për trajtimin e të...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 30/10/26
Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete dhe plagoset pasagjeri

Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete dhe plagoset pasagjeri

07:59 - 30/10/26
“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara

“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara

07:47 - 30/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026

07:24 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com