GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj merr si mbikëqyrës biznesmenin e arrestuar për mashtrim me punimet, e shpërblen me 52 MLN lekë

12:20 - 19/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i merr “shpirtin” bizneseve dhe familjeve në Tiranë, 17 mln euro më shumë taksa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka futur duart thellë në buxhetin e bashkisë këtë e dinë tashmë të gjithë, sidomos pas arrestimit të drejtorëve të tij. Por kryebashkiaku nuk është i vetëm, sepse ka ngritur një rrjet të madh drejtorësh, mbikëqyrësish, supervizorësh, biznesmenësh që ia bëjnë abuzimin të lehtë. Ata firmosin, janë gatshëm të marrin përsipër rrezikun e burgut. Mbikëqyrësi i punimeve është një hallkë e rëndësishme mes shtetit si investitor dhe sipërmarrësit që zbaton projektin. Prandaj Lali Eri i zgjedh njerëzit që do të mbikëqyrin punimet, që ata t’i shërbejnë me firmosjen e faturave të punimeve. Pra që gjithçka të duket në rregull edhe me letra.

Konkretisht, po flasim për tenderin me objekt “Studim Projektim Loti I: Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtimi tregut për shitjet me shumicë dhe pakice të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulture) faza III-të. Këtë vepër Lali Eri ia ka besuar oligarkut Lush Osmani me kompaninë “SHPRESA-AL”. Janë 4.3 miliardë lekë, pa llogaritur TVSH që shoqëron këtë kontratë.

Dhe vetëm për mbikëqyrësin do të paguhen 52 milionë lekë, për 1 vit e gjysmë, aq është afati i punimeve.

Punimet për këtë tender kanë nisur me shkelje dhe ashtu po vazhdojnë, pasi edhe ky prokurim ka marrë “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Gara  është lënë e hapur për 15 ditë dhe gjatë kësaj kohe janë dorëzuar 7 oferta të ndryshme, mjaftueshëm për të  zhvilluar një garë të rregullt, gjë të cilën në fakt Veliaj nuk mund ta tolerojë.

Tenderat e Veliajt të gjithë mbajnë “Flamurin e kuq”, sepse në këtë mënyrë kërkon të kthejë në normalitet abuzimin dhe shkeljen e ligjit. Shohim në dokumente se komisioni i Veliajt i ka përjashtuar nga gara të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

IMES -D nuk kishte ofertën më të lirë, por as këtë fakt nuk e mori për bazë komisioni i Veliajt. Kryetari kërkon një njeri të besuar për këtë punë, prandaj nuk pyet për paratë. Kështu  pa garë fare tenderi i është dhuruar kësaj firme me pronar Ibrahim Dragoshin. Kryetari Veliaj e gjen fjalën vazhdimisht me të tillë biznesmenë që janë të sprovuar në korrupsion dhe kanë pasur probleme me ligjin në të kaluarën.

Në vitin 2022, Dragoshi u arrestua për shkak se ishte i përfshirë në listën e biznesmenëve që falsifikuan dokumentet dhe mashtruan me punimet për godinën e Prokurorisë së Elbasanit. E kuptoni ku shkon guximi, këta s’e kanë problem të shkelin ligjin nën hundën e prokurorisë!

“Ibrahim Dragoshi, me profesion inxhinier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Mashtrimi me pasoja të rënda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal të kryer në bashkëpunim”,  thuhet në dosje për arrestimin e biznesmenit.

Dragoshi dhe bashkëpunëtorët e tij ja hodhën paq dhe tashmë  i janë futur me kokë aferave me prokurimet me zyrtarët e lartë si Erion Veliaj.

Ndërkohë, edhe tenderin për studimin dhe projektimin e ndërtimit të tregut Veliaj e ka dhënë pa garë .

 

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt Studim Projektim “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumice dhe pakice te produkteve ushqimore (Tirana Agrikulture) – Faza III-të” dhe fond limit  66 milionë lekë. Bëhej fjalë për 5 muaj punë dhe duke qenë se vlera e fitimit ishte e lartë shfaqën interes 6 kompani. Por, 5 prej tyre shërbyen vetëm si pjesëmarrës formalë, sepse Veliaj e kishte paracaktuar fituesin! Prandaj shohim që në mungesë të konkurrencës, i është dhuruar kontrata firmës “INSTITUTI DEKLIADA – ALB”.

Kështu i gjithë procesi i ndërtimit të tregut është kthyer në një vorbull që thith para në shkelje flagrante të rregullave të prokurimit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: abuzimdragoshimbikayrjred flagtenderVeliaj

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Korrupsion me tenderat, kapet ish-drejtori i Bashkisë Gramsh, i dënuar nga GJKKO bashkë me 8 zyrtarë të tjerë

Korrupsion me tenderat, kapet ish-drejtori i Bashkisë Gramsh, i dënuar nga GJKKO bashkë me 8 zyrtarë të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com