GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion me tenderat, kapet ish-drejtori i Bashkisë Gramsh, i dënuar nga GJKKO bashkë me 8 zyrtarë të tjerë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsion me tenderat, kapet ish-drejtori i Bashkisë Gramsh, i dënuar nga GJKKO bashkë me 8 zyrtarë të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 41-vjeçar, i dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim, u arrestua nga policia e Elbasanit. I arrestuari është shtetasi Alban Rrodhe, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Bashkinë e Gramshit, si kryeinspektor i IMT dhe drejtor.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi A.Rr, i shpallur në kërkim nga GJKKO.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dënimi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 12 tetor 2023 ka bërë të ditur vendimet për 10 ish-zyrtarë të bashkisë së Gramshit, të cilët akuzohen se abuzuan me 9 tendera rrugësh, urash dhe kanalesh.

Ata akuzohen për shkelje të barazisë në disa tendera, për asfaltimin e 7 rrugëve, për abuzim me prokurimin e ndërtimit të urës në Poroçan dhe për abuzim me tenderin e kanalit vaditës në Poroçan.

Të gjithë të pandehurit zgjodhën në pranonin fajësinë dhe rrjedhimisht kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur 1/3 e dënimit të tyre.

U shpallën fajtor dhe dënuar

Elidjan Koçi 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Erson Guzi, 10 (dhjetë) muaj burgim.

Eva Ismailaj, 2 (dy) vjet burgim.

Alban Rodhe, 2 (dy) vjet burgim.

Adnand Shuli, 2 (dy) vjet burgim.

Qani Paja, 2 (dy) vjet burgim, 4 vite me kusht

Ali Çohodari, 2 (dy) vjet burgim.

Muhamet Ajazi, 8 muaj me kusht

Vilson Tërvoli, , 8 muaj me kusht

Afrim Shtylla, 8 muaj me kusht

Tenderat për të cilët u vërtetuan shkelje 

1- Rehabilitimi i kanalit vaditës të Otomisë Njësia Aministartive Poroçan

2- Prokurimit “Ndërtimi i urës tip BAILEY, përroi Gurrës, fshati Poroçan

3- Rikonstruksion i rrugës automobilistike nga fshati Shemrizë deri tek ura Skënderbegas

4- Rehabilitimi i rrugës Kodër Zgjupe – Sult,

5- Rehabilitimi i rrugës Devoll

6- Rikonstruksion i objektit shkollë 9 – vjeçare “Këshilltarët e Galigatit”

7- Rikonstruksion i shkollës 9- vjeçare Koli Baba.

8- Procedurën e prokurimit “Sistemim asfaltim i lagjes 85

9- Rikonstruksioni i rrugës lagjja “Agjensia”.

gijotina.com/

Etiketa: ArrestimKryesore1tendera

Lajme të lidhura

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga
Breaking Views

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26
Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Para
“Ka marrë 500 mijë euro”, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni Argita Berishën…

"Ka marrë 500 mijë euro", gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni Argita Berishën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga
Breaking Views

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26

Një ditë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi ka dhënë mesazhin e parë publik. Përmes...

Lexo më shumë
Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com