GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

13:14 - 21/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ideja për shtetin Bektashi, Meta: Shashkë e Ramës që ka grabitur pronat e komunitetit fetar. Rrezik për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohet  me urdhër të SPAK presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Burime jo zyrtare nga policia konfirmojnë ekzekutimin e masës së sigurisë lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO për kreun e PL, Ilir Meta.

Mësohet se ai ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Ndonëse ende nuk dihet akuza që rëndon mbi Metën, kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Çifti Meta-Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Pamje nga arrestimi
Pamje nga arrestimi

Dosja CEZ-DIA

Dosja e CEZ-DIA është rihapur në prill të vitit 2022, pas një kallëzimi në SPAK nga Partia Socialiste, për vjedhje të parave publike. Shitja e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ-DIA u cilësua abuzive dhe prishja e kësaj kontrate i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.

Për këtë çështje deri  më tani është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.  Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Hetimi pasuror

Në qershor të këtij viti, Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohej ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.  Pasi qëndroi për gati 3 orë e 20 minuta para prokurorëve, Ilir Meta u shfaq në atë kohë para gazetarëve i tensionuar, shumë larg refrenit të tij të dikurshëm të dashurisë e qetësisë.

“Jam pyetur 3 orë kot më kot, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe narkoregjimi që e mban në këmbë Dum dumani. Në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merret me përrallat e laraskave të tij. Tani po iki se kam sipërmarrjen, kam tryezën. Dum dumani këtë do, të mos merremi. Bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”. 

Për të njëjtën çështje dha shpjegime për gati 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë, bashkëshorte e Metës, Monika Kryemadhi.

Lexo edhe:

  • Pas arrestimit të Ilir Metës, masë sigurie edhe ndaj Monika Kryemadhit
  • Reagimi/ Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?
  • Arrestimi i Ilir Metës/ Reagon Berisha: Urdhër i Ramës për ta eliminuar politikisht, por edhe fizikisht
  • Arrestimi i Metës, Tedi Blushi: Një organizatë kriminale ka rrëmbyer kreun e PL
  • VIDEO e arrestimit/ Pamjet kur Ilir Meta nxirret me dhunë nga makina në mes të rrugës
  • Arrestimi i kreut të PL, avokati: Goditje politike, u përdorën si mashë ish-bashkëpunëtorët e Ilir Metës
Etiketa: arresyKryesore1meta

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
“Të dhënat për Ballën janë më kriminale” Berisha: Ngriti piramidën e krimit, Rama të dorëhiqet

“Të dhënat për Ballën janë më kriminale” Berisha: Ngriti piramidën e krimit, Rama të dorëhiqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com