GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Meloni nxjerr dekret për të shpëtuar politikën e transferimit të emigrantëve në Shqipëri

18:32 - 21/10/24
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Meloni nxjerr dekret për të shpëtuar politikën e transferimit të emigrantëve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se Qeveria e saj po punon për të miratuar menjëherë një ligj të ri për të kapërcyer një vendim gjykate që rrezikon të bllokojë marrëveshjen shumëmilionëshe me Shqipërinë që synon frenimin e ardhjeve të emigrantëve.

Qëllimi i dekretit të ardhshëm është të hartojë një listë të re të vendeve të sigurta, e cila mund të përditësohet çdo gjashtë muaj dhe të lejojë një gjykatë të Apelit të rishqyrtojë vendimet që urdhërojnë transferimin e azilkërkuesve në Itali. Qeveria e Melonit shpreson që në këtë mënyrë vendimi i magjistratëve të lidhet me dekretet e qeverisë dhe jo me ligjet ndërkombëtare.

Të premten, një gjykatë në Romë vendosi të kthejë në Itali 12 azilkërkuesit e fundit që mbahen në qendrën e re të migracionit italian në Shqipëri. Vendimi ka hedhur dyshime mbi fizibilitetin dhe ligjshmërinë e planeve të BE-së për të eksploruar mënyrat për të krijuar qendra të përpunimit dhe ndalimit të emigrantëve jashtë bllokut, si pjesë e një qasjeje të re të vijës së ashpër ndaj migracionit.

Grupi i individëve, të cilët kishin mbërritur në portin e Shëngjinit nga Lampedusa me një anije ushtarake javën e kaluar, ishin mes 16 personave të transferuar për herë të parë në objektin e caktuar në Gjadër, sipas marrëveshjes mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, synonte të mbante burra që kapeshin në ujërat ndërkombëtare, teksa tentonin të kalonin nga Afrika në Evropë.

Katër nga 16 burrat u kthyen menjëherë në Itali të enjten, duke përfshirë dy të mitur dhe dy që u konsideruan si të pambrojtur.

12 individët e mbetur, të cilët gjyqtarët e Romës urdhëruan të transferoheshin në Itali, u kthyen përmes portit të Barit të shtunën në një goditje ndaj Melonit që rrezikon ta kthejë iniciativën në atë që punonjësit e ndihmës dhe grupet opozitare e kanë konsideruar një “dështim të plotë” dhe një ” fatkeqësi financiare”.

Ministri italian i drejtësisë, Carlo Nordio, sulmoi gjyqtarët, duke përmendur se “përkufizimi i një vendi të sigurt nuk mund të varet nga gjyqësori”.

Mosmarrëveshja që ka shkaktuar përplasjen sillet rreth përkufizimit të asaj që përbëjnë “vendet e sigurta” të origjinës për migrantët. 16 azilkërkuesit vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi, vende të konsideruara të sigurta nga Italia, dhe për këtë arsye, sipas qeverisë, ata duhet të ishin riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.

Megjithatë, gjyqtarët urdhëruan transferimin e tyre në Itali, duke përmendur sesi burrat mund të rrezikoheshin nga dhuna nëse riatdhesoheshin, duke mbajtur në fuqi vendimin e 4 tetorit të gjykatës evropiane të drejtësisë që qeveria italiane duket se e kishte anashkaluar. Si rregull i përgjithshëm, ligji i BE-së ka përparësi ndaj ligjeve kombëtare konfliktuale.

Gjykata e BE-së e bëri të qartë se një vend jo plotësisht i sigurt nuk mund të konsiderohet i sigurt, duke nënvizuar se gjendja e pasigurisë, edhe nëse kufizohet në një pjesë të caktuar të vendit, si një rajon i caktuar, mund të çojë në konsiderimin e të gjithë vendit të pasigurt.

Mosmarrëveshja mes gjyqtarëve dhe qeverisë u përshkallëzua më tej të dielën kur Meloni publikoi pjesë në rrjetet sociale të një letre të dërguar nga një prokuror për një grup që përfshin gjyqtarë.

Në të, gjykatësi Marco Patarnello paralajmëroi se Meloni ishte “më e fortë dhe shumë më e rrezikshme” se ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i cili u përball me probleme të shpeshta ligjore dhe që sulmonte në mënyrë të përsëritur gjyqësorin.

Politikanët e krahut të djathtë thanë se letra vërtetonte njëanshmërinë ligjore kundër qeverisë.

Kritikët vunë në dukje megjithatë se Meloni nuk postoi pjesën tjetër të tekstit, në të cilin Patarnello shprehej “ne nuk duhet të përfshihemi në opozitë politike, por duhet të mbrojmë juridiksionin dhe të drejtën e qytetarëve për një gjyqësor të pavarur”.

Të hënën, presidenti i sindikatës së gjyqësorit, Giuseppe Santalucia, tha se “ne nuk jemi kundër qeverisë, do të ishte absurde të mendohej se gjyqësori, një institucion i vendit, është kundër një institucioni të vendit si pushteti politik”.

gijotina.com/

Etiketa: emigrantetkampet e refugjateve

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Nga afera e CEZ/DIA te lobimi në SHBA, SPAK zbardh akuzat për Metën dhe Kryemadhin

Nga afera e CEZ/DIA te lobimi në SHBA, SPAK zbardh akuzat për Metën dhe Kryemadhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com