GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video/ Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën, të lidhur me bandat e Durrësit

15:11 - 22/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën, të lidhur me bandat e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi zbuloi prova që sipas tij tregojnë se grupi i agjentëve që kryen arrestimin e Ilir Metës janë banditë të veshur me uniformë policie.

Blushi tha se shqiptarëve do t’u tregohet me prova dhe fakte se “pjesë e grupit terrorist që dhunuan dhe rrëmbyen Presidentin kanë qenë banditë me uniformë.

“Jemi duke verifikuar emër për emër këta banditë dhe fytyrën do ua bëjmë publike, që ta mësojnë shqiptarët se kush janë këta gangsterë që trimërohen pas një maske në surrat. Kush janë këta horra që u përdorën nga Altin Dumani dhe Edi Rama”, u shpreh ai.

Më tej Blushi sqaroi se “një nga gjasë oficerët e ngarkuar në detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit, gjë që nuk ndodhi kurrë, është një djalë i moshës 27 vjeç pa eksperiencë në strukturat e policisë”.

Sekretari i Partisë së Lirisë pretendon po ashtu se të pakën dy persona me precedentë penalë kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimit të Metës dhe i akuzon ata se kanë goditur ish-Presidentin.

Blushi në vijim tha se nga një automjet civil tip “Volkswagen” janë kërcënuar me armë qytetarët që të mos filmonin momentin e ndalimit të Metës dhe ky automjet sipas tij përdoret nga individë me të shkuar të errët kriminale.

“Sa i përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht Presidentin e Partisë së Lirisë pa u identifikuar se të cilës strukturë janë, janë të paktën dy persona me precedentë penal, që është e paqartë sesi kanë hyrë në strukturën e policisë, por me një kaluar të herët lidhur me bandat në zonën e Durrësit. Së dyti, një nga automjetet civile, pa asnjë logo policie është një automjet tip “Volkswagen” civil me targë AA 42I VA. Është ky automjet nga i cili ka dalë një nga banditët me kapuç që ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin skenën e ngjarjes. Na rezulton se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje dhe me shumë historik të dyshimtë. Në datën 20 Dhjetor të vitit 2022 është ndaluar në Tiranë tek Ekonomiku dhe është liruar. Automjet i dyshuar që lëviz me xhama të zinj në zonën e Tiranës dhe të Durrësit, dyshojmë se nuk përdoret nga Policia e Shtetit sepse mjetet e tyre janë të identifikuara. Precedenti tregon se janë makina që përdoren nga personazhe të botës së errët të krimit”, zbuloi Blushi.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-22-at-3.01.55-PM.mp4

Blushi i bëri dhe një thirrje kryeministrit Edi Rama: “Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”.

Etiketa: Kryesore1Tedi Blushi

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Meta në paraburgim, ja personi i parë që e vizitoi në qeli

Arrestimi i Metës, caktohet data për verifikimin e kushteve të arrestit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com