GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj “pajtohet” me Pjetër Trashajn, i jep kontratën për shkurre dekorative, 583 MLN lekë me “Flamur të kuq”

14:24 - 23/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk lodhet duke e përsëritur legjendën e “Pyllit Orbital”, që justifikon tenderat për blerje të pemëve dhe shkurreve. 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk lodhet duke e përsëritur legjendën e “Pyllit Orbital”, që justifikon tenderat për blerje të pemëve dhe shkurreve. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk lodhet duke e përsëritur legjendën e “Pyllit Orbital”, që justifikon tenderat për blerje të pemëve dhe shkurreve.

Këtë herë kryebashkiaku do të blejë 583 milionë lekë shkurre dekorative, ndërsa tenderi është zhvilluar më 22 gusht 2024 nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, që drejtohet nga Anisa Ruseti.

Prokurimi ka numër reference REF-16782-08-21-2024 dhe objekt  ‘Blerje drurë dhe shkurre dekorative’. Do të paguhen 5000 shkurre dhe drurë dekorativë. Në dokument nuk tregohet se ku do të mbillen, apo sa është çmimi sipas llojit të bimës. Por, këto janë gjëra që zgjidhen mes kompanisë që përfiton 583 milionë lekë dhe drejtoreshës Ruseti, sipas porosive të Veliajt.

 

 

Ndërkohë tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me ‘Flamurin e Kuq’ për riskun e korrupsionit. Komisioni ka skualifikuar në kundërshtim me ligjin të gjitha ofertat, përveç asaj që duket se ishte planifikuar si fituese “A l b G a r d e n” Shpk. Ishin të interesuara edhe  “AGRO-KORANI” Shpk, “Gjelbërimi 2000” Shpk dhe  “FLORAL” Shpk që kanë dorëzuar oferta, po këto të fundit janë mënjanuar menjëherë nga gara. Dy kompanitë e para kishin edhe ofertat më lira, por sërish nuk janë marrë në konsideratë.

Në mënyrë abuzive, njerëzit e Veliajt i kanë hapur rrugën A l b G a r d e n”,  që ka pronar Pjetër Trashajn.

 

Më datë 22 tetor 2024 është bërë publike kontrata e firmosur me Trashajn, që ka kaluar pas asnjë kontroll nga Agjencia e Prokurimit Publik. Kontrata është hartuar shkel e shko, sepse ndërkohë që njoftimi i fituesit cakton afatin 2 vjet, nuk ka një kalendar të furnizimit nga operatori përfitues.

Biznesmeni Pjetër Trashaj është akuzuar vazhdimisht se nuk i zbaton kontratat, mashtron me informacionet në tendera, përfiton për punë të pakryer dhe mbi të gjitha opozita e ka akuzuar se merrte tendera në konflikt interesi, pasi i biri ishte funksionar në Ministrinë e Mjedisit, pas vitit 2014. Sidomos, opozita e ka treguar gishtin tek kjo kompani si përgjegjëse për dështimin e projektit të ripyllëzimit në Lurë.

 

Edhe vitet e fundit ka vazhduar e njëjta histori, kompania merr fonde të mëdha me ndërhyrje dhe favorizime.

Në vitin 2017, Pjetër Trashaj mori në tender nga Bashkia Sarandë, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit i gjeti se Alb Garden i kishte shkaktuar buxhetit 5 milionë lekë dëme.

Duke u bazuar në rekomandimet e lëna nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë Bashki, është urdhëruar që Bashkia Sarandë t’i kërkojë shoqërisë pagimin e dëmit në masën 557.760 lekë si kamatë vonesa për shkeljet e afateve kontraktore. (Raporti i KLSH-së sipas programit të kontrollit nr. 1236/14 prot., datë 28.04.2017).

Trashaj jo vetëm që nuk i paguante detyrimet dhe taksat në këtë bashki, por kërkonte të merrte një tender tjetër nga ky institucion. Me të drejtë, bashkia e përjashtoi nga tenderi. Por Trashaj kishte miq në Tiranë në Komisionin e Prokurimit Publik. Kryetari i asaj kohe në KPP, Evis Shurdha me 19 prill 2018, merr vendimin sipas të cilit “përgjegjësinë e ka bashkia Sarandë që nuk e ka mbledhur detyrimin”, jo operatori që nuk paguan taksat.

Megjithë këto probleme ligjore, Trashaj ka vazhduar të favorizohet sidomos nga Erion Veliaj, pavarësisht problemeve ligjore. Shembulli i freskët ishte vitin e kaluar

Një nga përplasjet ishte për tenderin me objekt “Furnizim-Vendosje drurë-shkurre dekorative për nevoja të DPPGJ”, i zhvilluar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, nën varësi të Bashkisë Tiranë. Kjo është një drejtori tjetër e Veliajt që blen pafund pemë për pyllin virtual që ekziston vetëm nëpër foto.

Tenderi u fitua fillimisht më datë 29 korrik 2023, pa garë gare nga kompania e oligarkut Shkëlqim Fusha, “Fusha shpk”.

Prokurimi mori “Flamurin e kuq” nga Open Data Albania për shkak se Veliaj e shpalli fituesin pa garë, duke skualifikuar dy ofertat më të ulëta.

Ishte firma “Albgarden”, e cila bëri një denoncim për këtë tender. Kompania me pronar Pjetër Trashajn pretendonte se Autoriteti Kontraktor ka vendosur kritere që favorizojnë vetëm një operator, i cili është paracaktuar më herët si fitues. Kjo e inatosi Veliajn, se në mes të pazarit ishte Fusha. Në këto kushte Bashkia kërkoi në APP përjashtimin e kësaj kompanie nga tenderat sepse “mashtronte me informacionet”.  Kështu, firma “Albgarden” u përjashtua për një vit nga tenderat.

 

Në vendimin më sipër shohim qartë ku thuhet se “Albgarden” nuk duhet të marrë pjesë në asnjë garë për tenderët që do të zhvillohen, pasi është e përjashtuar nga kjo mundësi për një afat kohor 1-vjeçar. Ky vendim i APP është dhënë në fillim të tetorit, ku shpjegohej që nga data 10 tetor 2023 deri në 10 tetor 2024

Por me sa duket, Lali Eri dhe Pjetër Trashaj janë “pajtuar” dhe bashkëpunojnë në tenderat e radhës për shkurre dhe pemë dekorative.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimdekoreErion Veliajpemered flagShkurretender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Akuzohet se shiste viza turistike false, arrestohet futbollisti në Tiranë

Akuzohet se shiste viza turistike false, arrestohet futbollisti në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com